Skip to content

Gjashtë këshilla për rekrutim efektiv në rrjetet shoqërore

May 26, 2013

Ky shkrim fillimisht u shfaq në American Express OPEN Forum, ku faqet e njohura për lajme të teknologjisë kontribuojnë rregullisht me artikuj të ndryshëm për rrjetet shoqërore dhe të teknologjinë, i cili do ta ndihmonte çdo biznes të vogël gjatë procesit të rekrutimit.

Qëllimi i rekrutimit është për të gjetur personin e duhur në kohën e duhur. Logjikisht, kjo do të thotë se një burim i vetëm nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Çdo punëdhënës do të dëshironte të trokas në mediumet e ndryshme, për të gjetur kandidatët më të mirë. Në mesin e këtyre mediumeve, as rrjetet shoqërore nuk bën përjashtim.

Çdo platformë e ka demografinë e saj unike. Dhe ju si punëdhënës, do të dëshironit të merrni në konsiderim edhe audiencën e asaj platforme online, kur dëshironi të merrni vendimin për të përdorur aplikacione të caktuara, gjatë procesit të rekrutimit.

Pavarësisht nga aplikacionet, ka disa elemente të përbashkëta për t’i përdorur gjatë rekrutimit në rrjetet shoqërore. Më poshtë janë gjashtë gjëra për tu marrë parasysh, kur përdorni ndonjë aplikacion për rekrutim përmes rrjeteve shoqërore.

1. Krijo një prani online. Tregoni se kush jeni një

Një përfaqësim adekuat, biografi aktuale së bashku me informatat kontaktuese do të bëjnë njerëzit të dëshirojnë të lidhen me ju. Sigurohuni që keni organizuar mirë profilin tuaj në rrjetin shoqëror, për t’i dhënë njerëzve potencial një ide më të mirë, se kush jeni ju, kështu që ata të kenë një arsye për të komunikuar me ju, e ndoshta edhe të fillojnë të formojnë një marrëdhënie me ju.

“”Është për njerëzit”, shpjegon Bill Boorman, autori i Recruiting Unblog. “Njerëzit lidhen me njerëzit, jo me brendet. Lidhuni me të gjithë, sepse kurrë nuk dihet se kush do të bëjë rekomandim ose lidhjen për ju. ”

2. Shfrytëzoni kohën tuaj

Një pjesë e madhe e çdo suksesi me rrjetet shoqërore, është përfshirja. Dhe, kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se ju dëshironi t’i përdorni rrjetet shoqërore, për rekrutim.

Ndërsa aplikacionet në telefona mobil, gjithashtu mund të ndihmojnë me këtë, Boorman pajtohet se, “Nevojitet një investim i madh i kohës për të ndërtuar një komunitet me njerëz të talentuar.” Për të maksimizuar përpjekjet tuaja, ai thotë se duhet pyetur njerëzit se çfarë kanale ata përdorin ose shohin atë që konkurrentët tuaj janë duke e bërë.” Drejtoni mesazhet tuaja në një pikë të vetme, p.sh. në një blog ose në faqe interneti të ndonjë kompanie të rëndësishme. ”

3. Ndërtoni qasje individuale

Deri në një pikë, ju duhet të lidheni edhe me njerëzit që ju nuk i njihni, për tu bërë pjesë e bisedave të tyre. “Unë e kam të lehtë”, thotë Chris Havrilla, menaxher i rekrutimit për Hitachi Consulting, një udhëheqës botëror në biznes dhe strategji për IT.

“Unë e kam kuptuar se, nëse ju komunikoni me njerëzit në një mënyrë domethënëse dhe të drejtpërdrejt, biseda juaj kurrë nuk mund të shkojë keq.”

Qasja e Havrilla’s është që të lidhet me njerëzit të cilët kanë një interes të ngjashëm me të, kompaninë e tij, apo edhe industrinë në përgjithësi. “Unë mundohem të komunikoj me njerëzit nga ajo “fushë”, i dëgjoj dhe i respektoj mendimet e tyre, dhe në qoftë se është e përshtatshme, atëherë unë marrë pjesë në komunikim. Nëse lidheni direkt me dikë, atëherë ju e keni individualizuar qasjen tuaj, dhe jeni munduar që të kuptoni se me kënd po bisedoni, duke e respektuar me korrektësi kohën dhe interesin e tyre”.

4. Bëhuni origjinal

Rekrutuesit gjithnjë kërkojnë për “kandidatin e vërtetë”, dhe për të arritur tek ata, edhe ju duhet të jeni real, dhe të sinqertë. Amanda Hite, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive në Talent Revolution Inc., thotë se kur është fjala për rrjetet shoqërore, ju duhet që: “Mos të harroni se jo gjithçka ka lidhje me mjetet, përkundrazi gjithçka bëhet për marrëdhëniet me njerëzit. ”

Pra, mos kini frikë të jeni vetvetja. Hite shton, “Duke qenë origjinal, dhe duke mos kërkuar ndjesë për gjithçka, ju tregoni edhe personalitetin tuaj të vërtetë. Por më e rëndësishmja, kur ju zgjidhni vërtetësinë tuaj dhe qëndroni të angazhuar për të qenë ‘vetja juaj” pa marrë parasysh, ju do të tërhiqni atë lloj të punëdhënësve që bëjnë të njëjtën gjë, dhe ju konsiderojnë se ju jeni zgjidhja më e mirë. ”

5. Shkëmbeni gjëra interesante në mes veti

Vetëm puna, pa asnjë argëtim, bëhet e mërzitshme. Pra, këmbimi i gjërave të interesit të përgjithshëm mund të krijojnë atë që mund të jetë e barasvlershme, me “një bisedë të shkurtër, në rrjetet shoqërore”, e cila çon në bisedat edhe më të detajuara.

“Llogaria imë në Twitter është për brendim personal dhe për të bërë lidhjet me njerëz të ndryshëm, gjithashtu. Unë më së shumti cicëroj (tweet) për punën time, produktet dhe të industrinë e rekrutimit gjatë orëve të punës, bisedojë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e biznesit gjatë ditës, dhe gjithashtu bëj edhe një përzierje të hobit tim dhe të interesave të caktuara (të tilla si grupi Hawaiiana).

”Unë e trajtoj faqen Twitter si “një freskues për zyre”, ku unë mund të kap lajmet në lëvizje dhe të bashkëbisedoj me njerëz në komunitetet e ndryshme të internetit, në të gjithë botën.”

6. Përqendrohuni në substancë

Nëse dikush ju drejton një pyetje përmes rrjeteve shoqërore, mundohuni të gjeni një mënyrë për t’u përgjigjur, qoftë ajo edhe bisedë offline.

“Çështja kryesore është substanca,” thotë Steve Brown, drejtor Ekzekutiv i Burimeve Njerëzore në LaRosa, një piceri rajonale në Cincinnati.

“Unë do të rekomandoja që njerëz të rekrutojnë duke përdorur edhe rrjetet shoqërore, mirëpo duke qenë të fokusuar në substancë dhe jo vetëm në bazë të informacionit të rezymesë.

Shikoni se si një kandidat i caktuar është i lidhur në rrjetet shoqërore, dhe gjithashtu shikoni se si ata i kontribuojnë profesionit të tyre përmes rrjeteve shoqërore.

Nëse ata janë të angazhuar online në internet, gjasat janë që ata do të jenë të angazhuar edhe duke punuar për kompaninë tuaj.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: