Skip to content

Ndryshim “express” i ligjeve për marrëveshjen

May 26, 2013

Kërkesa e Brukselit ndaj Kosovës që të bëjë ndryshime legjislative në vend, në mënyrë që të mundësohet zbatimi i marrëveshjes Prishtinë-Beograd, konsiderohet kërkesë e tepruar, nga ana e deputetëve të Kosovës.

Me arritjen e pajtueshmërisë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel, mbi planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur më 19 prill, e cila ka të bëjë me veriun, një prej kërkesave kyçe ndaj Kosovës është që të bëjë ndryshime dhe amendamentime të rreth 30 ligjeve, shkruan “Zëri”.

Bëhet fjalë për ligjin për amnistinë, policinë, gjyqësinë, qeverisjen lokale e të tjera, në mënyrë që t’i përshtaten zbatimit në terren të marrëveshjes, e cila ka të bëjë me krijimin e asociacionit të komunave serbe në veri, inkuadrimin e strukturave paralele në institucionet kosovare…

Madje, Brukseli zyrtar u ka dhënë afat institucioneve kosovare që shumë prej këtyre ligjeve duhet të ndryshohen dhe amendamentohen gjatë muajit qershor të këtij viti. Kjo gjë është shumë shqetësuese për deputetët kosovarë dhe për analistët politikë, njëjtë siç kanë sjellë ligjet e miratuara me nguti nga pakoja e Ahtisaarit.

Deputetët, përfshirë edhe nga partia në pushtet (PDK), shprehen të shqetësuar se është Kosova ajo që për hir të Serbisë, në vazhdimësi po iu nënshtrohet kompromiseve të dhimbshme.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: