Skip to content

Projekti i gazsjellësit Transadriatik

May 26, 2013

English: Relief Location map of Caspian_Sea. P...

English: Relief Location map of Caspian_Sea. Projection: Equirectangular projection, strechted by 138.0%. Geographic limits of the map: :* N: 48.0° N :* S: 35.0° N :* W: 46.0° E :* E: 55.0° E Projection center: :* NS: 41.5° N :* WE: 50.5° E GMT projection: -JX15.24cd/30.3784cd GMT region: -R46.0/35.0/55.0/48.0r GMT region for grdcut: -R46.0/35.0/55.0/48.0r Relief: SRTM30plus. Made with Natural Earth. Free vector and raster map data @ naturalearthdata.com. (Photo credit: Wikipedia)

Konsorciumi i “Shah Denizit”, fushës-naftëmbajtëse në Azerbajxhan do të vendosë muajin e ardhshëm për projektin fitues që do të transportojë gazin e Kaspikut në Europë. 

Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i gazsjellësit Transdadriatik, Kjetil Tungland, gjatë një interviste për revisten nderkombetare, “Pipeline International”. 

Projekti Transadriatik është i vetmi që përfshin Shqipërinë në rrjetin ndërkombëtar të gazit. Pak ditë më parë projekti ka arritur të marrë edhe miratimin formal nga Komisioni Europian, e cila është dhe leja e fundit që i hap rrugë ndërtimit të tij. 

“Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Komisionit Europian. Firma e tij nënkupton që tashme ne kemi të gjithë dokumentat dhe lejet e kërkuara përpara vendimit të konsorciumit të “Shah Deniz” muajin e ardhshëm”, është shprehur Tugland. 

Drejtori komercial i projekti, Lutc Landuer ka shtuar se kjo e bën gazsjellësin Transadriatik si favoritin kryesor për të fituar të drejtën e transportit të gazit nga Kaspiku në Europë. 

Projekti Transadriatik lidhet me gazsjellësin Transanatolian në afërsi të kufirit greko-turk. Ai futet në territorin grek në pikën e Komotinit dhe përmes Shqipërisë përfundon në Italinë jugore. 

Gazsjellësi ka tre aksionere, zvicerinanen Akspo me 42.5 për qind, norvegjezen “Statoil” me po kaq dhe kompaninë gjermane EON Rurgas” me 15 përqind. 

Ndërtimi i tij rrit fort pozitat gjeopolitike të Shqipërisë dhe përvec investimit të madh dhe krijimit të vendeve të punës do mundësojë furnizimin e konsumatorëve me gaz.

 

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: