Skip to content

Samsung furnizon Google me OLED, për Google Glass

May 26, 2013
English: The Samsung Group logo, used from lat...

 The Samsung Group 

Njëra ndër storjet më të shpeshta që mund t’i lexoni ditëve të fundit është raporti i gjiganti Korean të telefonave, Samsung, dhe kompanive tjera të teknologjisë, disa prej të cilave varen nga kjo e fundit për furnizim me komponenta të ndryshme elektronike.

Apple ka qenë blerës i madh i pajisjeve të Samsung, për tu larguar së fundmi nga rivali i saj kryesor, ndërsa edhe Google është duke bërë hapa të kujdesshëm me Samsung, pasi prodhuesi kryesor i telefonave në botë ka numrin më të madh të telefonave në sistemin operativ të Google, Android.

Mbase për tu afruar pak më shumë me Samsung, Google është duke menduar të punojë me Samsung, për pajisjen e ekranit OLED të syzeve të saj të mençura, Google Glass.

Korea Times raporton se Google është duke përdorur ekranet OLED të Samsung për versionin e Google Glass për konsum masiv të produktit, një vendim që përshkruhet si “një gjë me të vërtetë të madhe, sepse kjo do të thotë se Google ndan informacione konfidenciale me Samsung mbi projektet e saj të ardhshme”.

Një tjetër burim thotë se Google e trajton kompaninë Samsung si një partner biznesi shumë të rëndësishëm.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: