Skip to content

Telefoni “po i ul kokën shoqërisë”

May 26, 2013

Telefoni “po i ul kokën shoqërisë”Mjafton t’u hedhësh një sy videove dhe fotove që qarkullojnë në internet për të kuptuar se sa i rrezikshëm është shkrimi i mesazheve apo cdo aktivitet tjetër në telefon gjatë kohës që je në ecje. 

Teknologjia moderne po krijon gjithnjë e më shumë atë që shumë studiues po e quajnë “shoqërinë zombi”, njerëz, kalimtarë që ecin me kokë ulur. Një fakt të tillë dokumentoi edhe një ekspozitë e një fotografi finlandez. Ai fotografoi njerëz me telefona në duar në rrugë, aeroporte, stacione autobusi, stacione treni, parqe, stadiume…që të gjithë me kokën poshtë, të përqendruar tek telefoni i tyre. Teknologjia po i ul kokën shoqërisë.

Fenomeni ka efekte të tjera, shumë më të rrezikshme. Shpërqendrimi me telefon gjatë kohës në ecje u ka marrë jetën dhjetra personave. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 1 mijë aksidente të tilla u regjistruan në vitin 2008, ndërsa në vazhdim shifrat janë rritur.

Për të minimizuar sadopak rrezikshmërin e mesazhimit gjatë ecjes mbërrin “CrashAlert”, një aplikacion i hedhur së fundmi në treg. Ky aplikacion shfrytëzon kamerën e aparatit telefonik duke e përdorur atë si “sy për kalimtarin” që bën vlerësimin se kur distanca me një tjetër objekt është e rrezikshme dhe lëshon alarmi.

Ideatorët e kësaj risie shpresojnë që të reduktojnë aksidentet, nga ato më qesharaket, e deri tek ato me rrezikshmëri të lartë për përdoruesit e telefonave.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: