Skip to content

Basha nderohet në Londër me titullin e lartë “The Freedom of the City of London”

May 27, 2013
English: Condoleezza Rice and Albanian foreign...

English: Condoleezza Rice and Albanian foreign minister Lulzim Basha. Français : Condoleezza Rice et Lulzim Basha. (Photo credit: Wikipedia)

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, është nderuar me titullin e lartë “The Freedom of the City of London”, një titull që u jepet, ndër të tjera, personaliteteve dhe dinjitarëve të huaj të rëndësishëm dhe me influencë. 

Në një ceremoni impresionuese, me një protokoll aristokratik tipik anglez, kryetari i Bashkisë së qytetit të Londrës, Lord Gifford, vlerësoi rolin e deritanishëm të kryebashkiakut të Tiranës, z. Basha, dhe nënvizoi veçanërisht rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të biznesit dhe atyre ekonomike e financiare mes dy kryeqyteteve, Londrës dhe Tiranës.

Në drekën gala, për nder të këtij çmimi, morrën pjesë Lordë, Baronesha, konsuj nderi, diplomatë të huaj të akredituara në Londër dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër.

Çmimi “The Freedom of the City of London” është dhënë për herë të parë në shekullin e 13, saktësisht në vitin 1237.

Z. Basha, siç u tha në ceremoninë e nderimit, është historikisht politikani më i ri, që e merr këtë titull, dhe shqiptari i parë, që nderohet me këtë çmim në Londër, çmim që ka edhe disa privilegje simbolike.

“Privilegji më i rëndësishëm i kësaj ceremonie dhe i këtij titulli, i këtij nderi, është natyrisht votëbesimi që qyteti i Londrës i jep Tiranës, është lidhja mes dy kryeqyteteve tona, në veçanti me City of London, që është edhe zemra financiare e botës, dhe në këtë kuptim, nuk është vetëm një privilegj, por një oportunitet i jashtëzakonshëm për të ecur përpara, me një nga objektivat kryesore të qytetit të Tiranës, Bashkisë së Tiranës dhe të miat si kryebashkiak, që janë zhvillimi ekonomik dhe punësimi”, u shpreh Basha për Top Channel.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik, z. Basha zhvilloi takime edhe në Foreign Office dhe me zyrtarë të Partisë Konservatore, të kryeministrit Cameron.

Çmimi i marrë nga kryebashkiaku Basha, në Londër, është i dyti, që ai merr brenda disa ditësh, pasi atij të “Qytetarit të Nderit” të Prishtinës.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: