Skip to content

Dy raketa godasin Bejrutin

May 27, 2013
Flag of Hezbollah

Flag of Hezbollah 

Dy raketa vunë në shënjestër lagje në pjesën jugore të Bejrutit, kryeqytetin e Libanit, e cila kontrollohet nga Lëvizja Hezbollah. Të paktën 3 persona u plagosën pas shperthimit te njeres prej tyre. 

Nuk ka asnjë të dhënë për autorët e sulmit, por Ministri i Brendshem libanez Maruan Carbel tha se raketat 107 mm me nje rreze goditjeje prej 8 km janë lëshuar nga pozicione në jug-lindje.

Një burim i sigurisë libaneze i tha agjensisë së lajmeve AFP se “raketat ishin prodhim sovjetik, të njohura me emrin Grad”. Një prej raketave goditi një ekspozite makinash, duke shkaktuar të plagosur te gjithe punonjes siriane si dhe duke

demtuar automjetet.

Raketa e dyte goditi nje banese, por sic raportohet, nuk shpertheu.  Burimi i sigurise tha se “incidenti lidhet me konfliktin ne Siri”. Ne fakt lufta në vendin fqinj i ka renduar më shumë ndasite sektare në Liban.

Luftimet në qytetin verior, Tripoli mes kundershtareve dhe perkrahesve te Bashar Al Asadit shkaktuan vdekjen e 25 personave javen e kaluar. Ndersa në Siri, aktivistet thane se shume militante Hezbollah u vrane te shtunen gjate luftimeve ne qytetin perendimor, Kësir.

Të shtunën, udheheqesi i Hezbollah, Hasan Nasrallah u premtoi përkrahesve se ata do të triumfojnë në Siri, ku po mbështesin presidentin sirian, Bashar Al Asad. Analistet thone se fjalimi i tij shtoi friken se perfshirja do te kete pasoja ne Liban.

Ish-kryeministri libanez Saad Al Hariri, kreu i “Levizjes Marshi Sunit i 14-te” tha se “ perfshirja e Hezbollah ne Siri eshte nje vetevrasje politike dhe ushtarake”.

Advertisements

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: