Skip to content

Femra, mos rrini asnjë sekondë me këto 5 lloji meshkujsh

May 27, 2013

Femrat gjithmonë u janë dorëzuar meshkujve të rrezikshëm dhe në fund kanë dalë të zhgënjyera. Por që të shmangni thyerjen e zemrës, bëni mirë të largoheni sa më parë nga këta lloje meshkujsh.

Shikon femrat e tjera
Po e patë që i dashuri juaj i ri vazhdimisht i shikon femrat që ndodhen përreth jush, është koha të pyesni veten: “A do të mjaftohet vetëm me mua?” Mashkulli i dashuruar nuk sillet në atë mënyrë, prandaj po u gjendët në një situatë të ngjashme, duhet të jeni e kujdesshme.

Gënjeshtar
Edhe pse shumica konsiderojnë që gënjeshtrat e vogla janë të padëmshme dhe normale, mashtrohen. Personi i cili është i gatshëm të gënjejë në mënyrë që të fshehë apo t’i shmanget konfliktit, është i gatshëm edhe për gënjeshtra më të mëdha. Sa më larg tipave të tillë, mos e merrni veten në qafë.

Egoist
Nëse ju thotë pothuajse për çdo ditë, se ti duhet të jesh e lumtur që ke gjetur një mashkull si ai, është koha të gjesh dikë që nuk e lavdëron veten. Mos lejoni t’ju imponojë ndjenjën e inferioritetit.

Shkelës i fjalës
Mashkulli i dashuruar dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me të dashurën e tij. Po ndodhi e kundërta, ky është sinjal që diçka nuk po shkon. Nëse ai thotë shpesh se nuk mund të vijë të darkojë me ju për shkak të disa “gjërave të rëndësishme”, më mirë bëhuni gati për tu ndarë.

Ish i dashur
Mashkulli, të cilin njëherë e keni braktisur apo ju ka braktisur le të mbetet e kaluar. Përvojat e shumta të femrave në botë kanë treguar se si përpjekjet për tu ribashkuar pothuajse kurrë nuk kanë rezultuar të suksesshme. Mësohuni me faktin se çdo gjë ka marrë fund dhe vazhdoni përpara.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: