Skip to content

Neymar: I nderuar që do të luaj me Messin

May 27, 2013

Neymar: I nderuar që do të luaj me MessinNeymar luajti ndeshjen e tij të fundit me Santosin mbrëmjen e së dielës (barazim 0-0 ndaj Flamengos) dhe pas takimit theksoi se për të është një nder i madh që do të luajë në një skuadër me lojtarë si Messi, Iniesta dhe Xavi. 

“Nuk më besohet që do të luaj me skuadrën më të mirë në botë. Është një nder për mua. Të luash me Messin është një ëndërr”, deklaroi sulmuesi i ri brazilian.

21-vjeçari pëlqehej shumë edhe nga Real Madrid, klub që ofroi edhe më shumë para’ për të, por vetë Neymar preferonte të luante për katalanasit. Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ngacmoi Realin duke deklaruar: “E përgëzoj Neymarin që zgjodhi një projekt sportiv para një projekti ekonomik.”

Tashmë Barcelona pritet që ta prezantojë blerjen më të re në fillim të muajit qershor.

Neymar njoftoi në Instagram në mbrëmjen e së shtunës se do të firmoste një kontratë me Barcelonën. Talenti i futbollit brazilian është blerë 32 milionë euro, por gjithsej Barcelona ka shpenzuar 72 milionë euro pasi 50 milionë të tjera i ka marrë Neymar dhe babai i tij si shpërblim.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: