Skip to content

PD “ok” votimit të 3 ligjeve

May 27, 2013

Partia Demokratika do të votojë në Parlament 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Në një konferencë për shtyp, ministrja e Integrimit MajlindaBregu theksoi se PD mbeshtet interesat e qytetareve, duke votuar pro tre ligjeve.

“Ne do mbështesim me përgjegjësi të plotë interesat e qytetareve, duke votuar pro tre ligjeve. Ashtu siç kemi mbështetur në çdo kohë çdo reformë e nismë që zhvillon e çon përpara këtë vend. Sepse ky është qëllimi ynë: të ecim përpara! Autobusi mavi dhe shoku që e drejton, do të bllokohet në rrugë më 23 qershor, e s’do të ecë dot më. Jo vetëm karrigen kryeministrore, të kaqshumëdëshiruar që s’do ta arrijë, por do të humbasë dhe sedilen mavi të autobusit të partisë, që po e bën krej mavri ” tha Bregu.

Bregu theksoi më tej se Rama mund ta evitojë edhe njëherë votimin e treligjeve këtë të enjte, por ai nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë historike për këtë dëm që u ka shkaktuar të gjithë shqiptarëve.

“Ne i kemi prirë rrugës drejt integrimit në BE, duke hedhur hapat e nevojshëm dhe merituar statusin e vendit kandidat . Ne nuk do të ndalojmë së punuari dhe apeluari derisa tre ligjet të miratohen dhe shqiptaret ta shohin veten në BE” tha Bregu.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: