Skip to content

Serbia e Bosnja kundër pranisë së Jahjagës në Ohër

May 27, 2013

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka marrë ftesë zyrtare nga organizatori i Samitit në Ohër.
Nga Presidenca bëhet e ditur se pjesëmarrja e Kosovës është pamundësuar për shkak të kundërshtimeve nga Serbiadhe Bosnjë e Hercegovina.

“Kjo bie në kundërshtim me parimin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si parakusht iintegrimeve evropiane. Përfaqësimi i Kosovës në çdo nismë rajonale dhe ndërkombëtare bëhet mbi bazën e barabarësisë dhe është në frymën e respektimit të subjektivitetit dhe pavarësisë së secilit shtet. Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor paqeje në Ballkanin Perëndimor dhe po kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit. Ajo ka ndërtuar politika të fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të ndërsjellë dhe përfshirja e saj në nismat rajonale do të ndihmonte në tejkalimin e dallimeve dhe pasojave të së kaluarës”, thuhet në reagimin e presidencës, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Po sipas tij, pengesat e paraqitura nga pala e tretë për pjesëmarrjen e Kosovës në këto nisma janë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, me të cilën asnjëra palë nuk do të pengojë dhe as inkurajojë dikë tjetër që të bllokojë përparimin në rrugën e integrimeve.

Fundjavën e ardhshme, në Ohër do të mbahet samiti i presidentëve dhe kryeministrave të Ballkanit.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: