Skip to content

Të enjten, seanca e jashtëzakonshme

May 27, 2013
English: Sali Berisha, Prime Minister of Alban...

English: Sali Berisha, 

Kryeministri Berisha përmes një kërkese zyrtare i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme ditën e enjte për të miratuar tre ligjet integruese dhe amnistinë fiskale. 

Sipas kryeministrit kjo kërkesë vjen si tregues i vullnetit për t’i shërbyer vendit në plotësimin e kushteve për marrjen sa më të shpejtë të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

E nga krahu tjetër zoti Berisha thekson se opozita duhet të marrë përgjegjësitë e saj në lidhje me këtë proces, të cilin sic kryeministri thekson, ajo e ka bllokuar gjatë gjithë kohës.

Një tjetër pikë ku shefi i qeverisë mbështet kërkesën e tij është edhe mundësia për t’i kursyer vendit afërsisht 6 milionë euro kosto financiare nga organizimi i një referendumi të mundshëm lidhur me këtë cështje.

Në fund të kërkesës, zoti Berisha thekson se kjo seancë e jashtëzakonshme ka në thelbin e saj realizimin e interesave më themelore e parësore të qytetarëve shqiptarë.

PS: Tre ligjet në fuqi pas zgjedhjeve

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi deklaroi se PS është e gatshme të votojë menjëherë tre ligjet e kërkuara nga Bashkimit Europian, por me kushtin se ato duhet të hyjnë në fuqi me konstituimin e parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

“Nëse Sali Berisha e ka seriozisht këtë votim, atëherë Komisioni i Ligjeve duhet mbledhur një orë e më parë për të dakordësuar draftet që më pas Parlamenti do të duhet të votojë. Dëshiroj të theksoj se Partia Socialiste është e gatshme t’i votojë të tre ligjet vetëm nëse pala tjetër e pranon kompromisin e ofruar nga opozita. I votojmë të tre ligjet, nëse pala tjetër, është dakord që këto tre ligje të hyjnë në fuqi vetëm pas konstituimit të Parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje Sali Berishës për ta mbajtur cështjen e integrimit europian larg fushatës elektorale”, deklaroi zonja Hysi.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: