Skip to content

605 milionë euro nga diaspora

May 28, 2013

Foto: IlustrimMë shumë se 605 milionë euro kanë arritur dërgesat e emigrantëve në Kosovë gjatë vitit të kaluar, apo rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2011, pavarësisht parashikimeve për tkurrje të tyre si rezultat i krizës ndërkombëtare financiare.

Ekspertët e ekonomisë thonë se dërgesat e emigrantëve shkojnë kryesisht në konsum, ndërsa shumë pak prej tyre janë të orientuara në projekte zhvillimore.

Sipas një raporti të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), dërgesat e emigrantëve më të larta kishin qenë në vitin 2008, duke arritur kështu në rreth 609 milionë euro dhe që nga ajo kohë vazhdimisht kanë shënuar rënie.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, tha se me dërgesat e emigrantëve mbulohet konsumi, me ç’rast këto mjete shkojnë jashtë vendit, pasi që deficiti tregtar i vendit arrin në rreth 2 miliardë euro. Ai sqaron se me këto mjete, Kosova e siguron një qetësi sociale, pasi që mbulohet një pjesë e madhe e konsumit nga familjet vendore.“Ende kemi një shfrytëzim tejet të ulët të këtyre mjeteve në iniciativa biznesore, përkatësisht në rreth 10 për qind, ndërsa pjesa tjetër shkon në konsum”, ka pohuar Sadiku.

Sipas tij, këto diaspora vazhdon të mos investojë në Kosovë, pasi që, siç thotë ai, investimet e tyre janë të kushtëzuara me përmirësimin e mjedisit biznesor në vend.

Në anën tjetër, Kujtim Dobruna nga Iniciativa Ekonomike për Kosovën(ECIKS) me seli në Vjenë të Austrisë, pranon se sfidë vazhdon të mbetet orientimi i remitencave drejt kanaleve më të qëndrueshme, sesa konsumi.

Sipas tij, askush nuk mund të detyrojë diasporën që mjetet të dedikohen për investime e jo për konsum, por megjithatë, siç thotë ai, ka hapësirë për krijimin e një serie skemash e mekanizmash nxitës publiko-privat për të ofruar mbështetje financiare, administrative, këshilluese e teknike për ata pjesëtarë të diasporës që duan të investojnë në Kosovë. ”Fakti se pjesa dërmuese e diasporës Kosovare jeton në vende që janë prekur fare pak nga kriza, mund të jetë vendimtar për këtë rritje. Por, kjo njëkohësisht dëshmon edhe përkushtimin e diasporës për atdheun”, ka pohuar ai.

Ndryshe, BQK muaj më parë kishte raportuar se dërgesat e emigrantëve deri në shtator 2012 kishin arritur në 436.7 milionë euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2011 kanë qenë për 2 për qind më të larta. “Rritja e dërgesave të emigrantëve në Kosovë konsiderohet të ketë pasur nëvazhdimësi një sjellje kundërciklike kur merret parasysh se kanë sjellje të kundërt me indikatorët tjerë makroekonomik,ku shumica nga të cilët gjatë kësaj periudhe u karakterizuan me zhvillime më të ngadalshme ose negative”, thuhet mes tjerash në këtë raport.

From → Biznes

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: