Skip to content

“8 mandate në 23 qershor në Shkodër”

May 28, 2013
English: Sali Berisha, Prime Minister of Alban...

English: Sali Berisha, Prime Minister of Albania

Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Shkodrën për të mbyllur ciklin e prezantimeve të kandidatëve për deputetë të Partisë Demorkatike, në të gjithë Shqipërinë. 
Dhe, kur kryeministri e përshkroi mitingun si më madhështorin në historinë elektorale të Shkodrës, kjo zgjedhje u duk se nuk ishte rastësore.
“Mbarë sytë e shqiptarëve janë të drejtuar këtu në Shkodër, në zemrën e demokracisë. Këtu feston besimi i tyre i madh. Te fitorja, te liria, tek e ardhmja”, tha Berisha.
Nga Shkodra, qyteti bastion i demokratëve, kryeministri Berisha kishte edhe një mesazh elektoral për kreun e opozitës, Edi Rama, dhe për politikën

e tij, të cilën e cilëson si politikën e mohimit dhe bllokimit.
“Zoti Rama, Shqipërinë ti e sheh me syzet e zeza të etërve të tu, që kërkon t’i rilindësh. Me Vaterlo i përmbysëm, Vaterlo do të të japim edhe ty më 23 qershor”, tha Berisha.
Në zgjedhjet e fundit, demokratët fituan 7 nga 11 mandate. Por, duke ftuar shqiptarët të votojnë numrin 44, kryeministri kërkoi edhe më shumë nga shkodranët.
“Qytetarë të Shkodrës. Ju jeni të thirrur sot nga ora e historisë. Mandati i tretë duhet të jetë vepra juaj. Shkodër, Shqipëria dhe Europa pret nga ju 8 mandate për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e Shqipërisë. Përpara për integrimin e Shqipërisë në Europë. Fitore!”,

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: