Skip to content

Alarm për kequshqimin e fëmijëve

May 28, 2013

Alarm për kequshqimin e fëmijëveÇereku i fëmijëve në mbarë botën rrezikojnë formimin arsimor për shkak të kequshqimit kronik, ka deklaruar fondacioni i njohur ‘Save the Children’. 

Sipas fondacionit, mungesa e ushqimit dhe kequshqimi mund të dëmtojnë seriozisht aftësinë e fëmijëve për të shkruar dhe lexuar.

Studimi ka zbuluar se kequshqimi i fëmijëve shkakton dëme të pariparueshme, pasi ata rriten të vegjël dhe të dobët dhe truri i tyre mund të mos zhvillohet plotësisht.

Raporti, që mban titullin “Ushqim për Mendim”, bazohet në studimin e mijëra fëmijëve në Etiopi, Indi, Peru dhe Vietnam.

Ai sugjeron se fëmijët e moshës 8-vjeçare që kanë mangësi për shkak të kequshqimit kanë 19 për qind gjasa më shumë që të bëjnë gabime gjatë leximit të një fjalie të tipit “dielli është i nxehtë” apo “mua më pëlqejnë qentë” sesa fëmijët që konsumojnë një ushqim të balancuar.

“Kur të rriten ata do të kenë një mungesë pjekurie prej 20 për qind dhe impakti global ekonomik i kequshqimit do të shkojë deri në 125 miliardë”, ka deklaruar Save the Children.

“Ushqimi i varfër po cënon leximin e këndimin dhe matematikën në vendet në zhvillim, si dhe po kthehet në një pengesë për progresin në frenimin e vdekjeve foshnjore”, ka deklaruar Jasmine Whitbread, shefe ekzekutive e Save the Children.

Më 8 qershor në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahet një samit për ushqimin, ku pritet të trajtohen çështje të sigurisë ushqimore dhe nevoja që vendet afrikane të kenë planet e veta të ushqimit.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: