Skip to content

Dritan Dajti-Gjykatës: S’kam para të paguaj avokat, me lejen tuaj po largohem

May 28, 2013

Dritan Dajti-Gjykatës: S’kam para të paguaj avokat, me lejen tuaj po largohem Dritan Dajti, i dyshuari kryesor për masakrën e Durrësit, ku mbetën viktima katër oficerë të skuadrës speciale operacionale, u largua sërish nga salla e gjyqit, pasi as sot nuk u paraqit në gjykatë asnjë avokat mbrojtës. Gjykata kërkoi sërish që gjykimi të vijojë vetëm në prani të të pandehurit, por Dajti e braktisi seancën duke i kujtuar gjykatës se do të rikthehet vetëm kur t’i caktohet një avokat mbrojtës. 

Dajti, nuk hezitoi të theksonte sërish se nuk ka mjete financiare për të paguar avokatin, çka sipas tij i mbetej gjykatës për të paguar mbrojtësin që do t’i caktojë. “Nuk kam para të paguaj avokat, ndaj me lejn tuaj po largohem”,- i tha ai trupit gjykues. 

Përgjatë kësaj kohe vetëm një avokat ka pranuar mbrojtjen e Dajtit, duke kërkuar si shpërblim shumën prej 200 mijë eurosh, kërkesë e cila u rrëzua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 

Procesi ndaj Dajtit ka hyrë në kolaps, pasi prej afro dy vitesh asnjë seancë nuk zhvillohet. Shumë pak gjasë ka që ky proces të zhvillohet, nëse institucionet e drejtësisë nuk mblidhen për të gjetur një zgjidhje. Edhe në seancën e djeshme gjyqësore, nuk ishin paraqitur dy avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata. Në këto kushte, trupa gjyqësore caktoi dy mbrojtës të rinj ligjorë dhe caktoi ditën e sotme për seancën e radhës, e cila u shty sërish, pasi skema e zgjedhur nga Dajti, po funksionon më së miri dhe procesi po zvarritet pafundësisht. Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër policëve në gusht të 2009-ës në Durrës, teksa po tentonin t’i vinin prangat pas shtatë vitesh në arrati.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: