Skip to content

Korea e Jugut fik dy reaktorë atomikë

May 28, 2013
Flag of South Korea

Flag of South Korea 

Korea e Jugut ka ndërprerë aktivitetin në dy reaktorë të tjerë bërthamorë, për shkak të përdorimit të pjesëve të paautorizuara. 
Komisioni për Sigurinë Bërthamore ka shtyrë gjithashtu fillimin e operacioneve në dy reaktorë të tjerë, por ka bërë me dije se nga këta të fundit nuk ka rrezik për sigurinë.
Dy reaktorët ishin fikur në fund të vitit 2012, pas skandaleve për disa pjesë të tyre, për të cilat thuhej se ishin lëshuar çertifikata false.
Korea e Jugut ka 23 reaktorë bërthamorë që furnizojnë rreth një të tretën e nevojave për energji elektrike. Pezullimi i dy reaktorëve ka ngritur dyshime për furnizimin me energji gjatë verës, kanë njoftuar mediat lokale.
Të gjithë përbërësit e përdorur në reaktorët koreano-jugorë kërkojnë çertifikata specifike. Por vitin e kaluar një ministër zbuloi se disa pjesë të dy reaktorëve nuk kishin dokumentacionin e duhur.
Ministri i Ekonomisë, Hong Suk Woo deklaroi se pjesët në fjalë kishin të bënin me proceset e shkrirjes, ftohjes dhe fikjes së reaktorëve, që mund të përdoren në industri të tjera por që kërkojnë çertifikatë ndërkombëtare për përdorim në impiante atomike.
Më herët gjatë muajit, gjashtë inxhinierë bërthamorë u burgosën në lidhje me furnizimin e pjesëve të reaktorëve me çertifikata sigurie të falsifikuara.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: