Skip to content

Lideri çeçen akuzon FBI-në

May 28, 2013

Lideri çeçen akuzon FBI-nëUdhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka akuzuar FBI-në për “vrasjen pa justifikim” të një çeçeni, i cili mendohej se kishte lidhje me njërin nga sulmuesit e dyshuar të Maratonës së Bostonit.

Kadyrov tha se Ibragim Todashev ka qenë “djalë i mirë” dhe se babai i tij punon në administratën e kryeqytetit çeçen Grozni.

Kadyrov, i cili është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, ka fajësuar po ashtu mediat amerikane dhe perëndimore për standarde të dyfishta.

Ibragim Todashev është qëlluar për vdekje në një konfrontim me agjentët e FBI-së, më 22 maj në Florida. Ai thuhet të jetë marrë në pyetje për një vrasje të trefishtë, më 2011 në Masaçusets, në të cilën mendohet se mund të ketë qenë i përfshirë edhe sulmuesi i dyshuar i Bostonit, Tamerlan Tsarnaev.

Ky i fundit është vrarë në të shtënat me policinë pas sulmeve të 15 prillit. Vëllai i tij, Dzhokhar, po ashtu i dyshuar, është arrestuar.

From → Bota, SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: