Skip to content

Samsung lider në Kinë, shet 30 milionë telefona në vit

May 28, 2013

Për të parën herë, Samsung ka kryesuar shitjet e telefonave të mençur në Kinë vitin e kaluar, dhe popullariteti i pajisjeve të saj është përcjellur edhe këtë vit, pasi në tremujorin e parë të vitit 2013 ajo ka arritur të shesë 12.5 milionë telefona të mençur, thuhet sipas Strategy Analytics.

Shifrat e fundit të shitjeve të telefonave të Samsung janë raportuar nga mediat koreane, dhe të njëjtat janë mbresëlënëse pasi që janë rrumbullakësuar në 30.06 milionë njësi të shitura për vitin e kaluar, ndërsa këta numra janë trefishuar nga viti 2011.

Sipas të dhënave të Strategy Analytics për tremujorin e parë të 2013, Samsung kryeson listën, e përcjell nga Huawei, prodhuesi kinez i cili ka arritur të shesë 8.1 milionë njësi të telefonave të saj të mençur, dhe e cila e ka lënë pas rivalin e saj, kompaninë Lenovo, e cila ka shitur 7.9 milionë telefona në tregun kinez.

Prodhuesi tjetër kinez, Coolpad është në vendin e katërt me 7 milionë njësi të shitura, ndërsa në vendin e pestë është ZTE me 6.4 milionë. Apple radhitet si prodhuesi i gjashtë më i famshëm në Kinë, me 6.1 milionë iPhone të shitur.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: