Skip to content

SHBA: Vëmendje maksimale

May 28, 2013

Location of  Albania  (green)in Europe  (dark grey)  —  [Legend]Jonathan Moore, drejtor për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit e nisi vizitën e tij dyditore në Tiranë, duke u takuar me kreun e opzitës Edi Rama. 
I shoqëruar nga ambasadori Arvizu dhe sekretarja politike e amabasadës amerikane zonjë Jennifer Moore, i dërguari Departamentit Amerikan qëndroi në zyrën e Ramës për më shumë se një orë.
Në përfundim të takimit Top Channel e pyeti zotin Moore nëse i kishte paraqitur një formulë zgjidhje Ramës për KQZ-s dhe nëse ai shpresonte në arritjen e një kompromisi për këtë çështje.
“Ky ishte takimi im i parë gjatë kësaj vizite. Takimet do të vijojnë

Jonathan Moore
Drejtor për Europën Qëndrore dhe Jugore në DASH

gjatë ditës së sotme por edhe nesër. Jam i kënaqur nga takimi që pata me zotin Rama. Do të takohem me Kryeministrin dhe zotin Meta përfshi këtu edhe takime në Durrës. Në fund të vizitës, nesër në mbrëmje do të kem më shumë se cfarë t’ju them. Sikurse edhe në të shkuarën, ne e kemi shprehur qëndrimin tonë për zgjedhjet, sikurse edhe ambasadori ynë e ka bërë të qartë se duam që populli shqiptar të ketë besim në procesin elektoral, në institucionet dhe tek rezultati zgjedhjeve pas 23 qershorit që është duke afruar”, tha Moore.
Burime nga PS i thanë Top Channel se Moore i ka dhënë garanci Ramës për një vëmendje dhe vezhgim maksimal nga Departamenti Amerikan gjatë dhe pas zgjedhjeve. Po të njëjtat burime pohojnë se Moore të jetë shprehur se “nuk do të tolerojmë asgjë që lidhet me zgjedhjet pasi per ne ato janë të rëndësishme”.
Gjatë vizitës së fundit në Tiranë muajin e shkuar Moore gjatë një konference shtypi në ambasadën amerikane deklaroi se “ka argumenta ligjorë që vënë në pikëpyetje votimin e Parlamentit për zëvendësimin e një anëtari të KQZ-së ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të shohin KQZ-në të funksionojë”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: