Skip to content

Si të kombinojmë veshjet

May 28, 2013

Të kombinosh veshjet në mënyrën e duhur ndonjëherë duket sikur është shumë e thjeshtë. Por a është me të vërtetë kështu? Mjafton të kombinosh ndonjë ngjyrë dhe të dukesh bukur?

Në të vërtetë të kombinosh veshjet nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e disa rregullave mbi ngjyrat, por edhe të mësoni të zgjidhni veshjet që i përshtaten më shumë trupit tonë, duke vënë në pah disa pjesë dhe duke mbuluar disa defekte.

Kombinim veshjesh, çështje stili dhe ngjyrash

Një prej rregullave të para që duhen respektuar në kombinimin e veshjeve është të zbulohen ngjyrat që shkojnë duke na dhënë një pamje jo vetëm në modë por edhe personale.

Ne duhet të zbulojmë ngjyrat që na shkojnë më shumë dhe që vënë në dukje ngjyrën e lëkurës sonë, sytë dhe që na bëjnë të dukemi bukur në çdo stinë.

Disa rregulla thelbësorë

Mos kombinoni asnjëherë ngjyrat e të njëjtit tip siç janë përshembull dy ngjyra primare. Bashkoni gjithmonë tonalitetet e ndryshme, sigurisht pa guxuar shumë.

Sapo të keni kaluar pengesën me ngjyrat, duhet të kaloni në fazën tjetër që ka të bëjë me kombinimin e veshjeve në mënyrën e duhur.

Një teknikë e mirë për të kombinuar veshjet është ajo që të zgjidhni veshje me pak ngjyra, duke e pasuruar atë me aksesorë të ndryshëm. Zgjidhni atë që do të jetë veshja bazë, ose kryesorja e më pas të tjerat do të vijnë vetë.

Nëse veshja juaj ju duket paksa anonime atëherë përdorni aksesorët për ta gjallëruar, këpucët, çantat, bizhutë, por pa e ekzagjeruar.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: