Skip to content

Siria, BE heq embargon e armëve

May 28, 2013
English: President Bashar al-Assad of Syria . ...

English: President Bashar al-Assad of Syria . Original background.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian pranuan të mos e ripërtërijnë embargon e armëve ndaj Sirisë, e cila skadon të shtunën. 

Por shefat e diplomacive te bllokut e bene te qarte se nuk per momentin, nuk eshte marre ndonje vendim per t’i derguar arme opozites ne kete vend dhe te gjitha sanksionet e tjera do te vazhdojne te mbeten ne fuqi.
“Vendet anetare, ne kete faze, nuk do te dergojne arme ne siri. keshilli do ta rishikoje pozicionin e tij perpara 1 gushtit 2013 ne baze te raportit te perfaqesuesit te larte pas konsultimeve me sekretarin

e pergjithshem te OKB-se lidhur me nismen amerikano-ruse dhe angazhimin e paleve ne konflikt”, tha Catherine Ashton, shefe e diplomacisë së BE-së.
“Bashkimi Europian pranoi t’i jepet fund embargos se armeve ne Siri, ndersa do te vazhdojne te mbeten ne fuqi te gjitha sanksionet e tjera ekzistuese ndaj regjimit ne kete vend. Ky eshte rezultati qe deshironte Mbreteria e Bashkuar. Per shume shtete qe e veshtire, ndaj edhe diskutimet zgjaten kaq shume, por mendoj se ishte vendimi me i drejte”, theksoi William Hague, ministër i Jashtëm i Britanisë.
Gjate diskutimeve 12 oreshe ne Bruksel, ministrat e jashtem nuk dolen dot me nje vendim unanim per zgjatjen e emargos se armeve, ndaj u mjaftuan vetem me riperteritjen e sanksioneve ekzistuese, perfshire ngrirjen e aseteve te presidentit Bashar al Assad dhe bashkepunetoreve te tij, kufizimet mbi tregtine e naftes si dhe ato mbi transaksionet financiare.
Britania dhe Franca ishin ato qe kembengulen t’i dergohen arme kundershtareve te moderuar te Assad-it, nje veprim qe sipas Londres dhe Parisit  do ta shtynte Damaskun drejt kerkimit te nje zgjidhjeje politike per konfliktin dy vjecar. Eshte e qarte se ne te ardhmen e afert, vendimi i bllokut europian nuk do te perbeje ndonje ndryshim te madh ne terren.
Zhvillimet ne Bruksel vijne ne kohen kur luftimet per kontrollin e qytetit kufitar te Qusairit jane pershkallezuar ndjeshem ndersa raportohet se nje gazetare e televizionit shteteror sirian eshte vrare nga rebelet. 27-vjeçares Yara Abbas dhe kameramanit e shoferit qe e shoqeronin, i eshte zene prite nga nje grup kryengritesish gjate rruges per ne Qusair. Qyteti strategjik ne afersi te kufirit me Libanin eshte shnderruar tani ne fushëbetejen e radhes mes forcave qeveritare dhe kundershtareve te regjimit.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: