Skip to content

Suedia konfirmon përkrahjen për Kosovën

May 28, 2013

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Qeverisë Suedeze, Birgitta Ohlsson nga e cila mori përkrahjen për rrugën evropiane të Kosovës.

Çitaku me këtë rast njoftoi ministren Ohlsson për përmbushjen e kritereve afatshkurta për fillimin e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi (MSA) dhe për punën e vazhdueshme të institucioneve në kuadër të përgatitjeve për fillimin e negociatave për MSA.

Ajo nënvizoj rëndësinë që ka MSA-ja për Kosovën, si mjet i ankorimit të rrugës Evropiane të Kosovës dhe inventive e qëndrueshme reformatore. Sa i përket liberalizimit të vizave, Çitaku po ashtu e njoftoi Ohlsson për gjendjen e përmbushjes së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, miratimin e Planit të Veprimit për Liberalizim të Vizave dhe punën e vazhdueshme të institucioneve në këtë drejtim.

Ministrja Çitaku potencoi rëndësinë dhe impaktin e drejtpërdrejt që ka procesi i liberalizimit të vizave në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

Ministrja e Integrimit të Kosovës ka folur edhe për gjendjen e dialogut Prishtinë–Beograd dhe zhvillimet të fundit politike në vend.

Ndërkaq, ministrja Ohlsson shprehi përkushtimin e Qeverisë së Suedisë për agjendën Evropiane të Kosovës, dhe në këtë drejtim Suedia përkrah fillimin e negociatave të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ajo ftoi institucionet e Kosovës që të vazhdojnë punën intensive në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit dhe njëkohësisht shprehi qëndrimin e Suedisë që pas përmbushjes së kritereve Kosova do të këtë përkrahjen e fuqishme të Suedisë në kuadër të këtij procesi.

Ministrja suedeze përgëzoi institucionet e Kosovës për marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd.

“Kosova është pjesë e familjes evropiane dhe së bashku duhet bërë gjithçka që mundemi të promovojmë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Qeveria Suedeze ka qenë dhe mbetet e pranishme për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat, dhe po të njëjtës rëndësi është edhe avancimi me agjendën evropiane dhe mbesim të përkushtuar që të japim kontributin tanë. Ne jemi të informuar se shumë është duke u bërë një punë e mirë në këtë proces dhe kështu duhet vazhduar dhe njëkohësisht duhet ndërmarrë të gjitha reformat e duhura në mënyrë që procesi të ecën në ritmin e vetë, dhe për këtë kam marrë konfirmimin nga Ministrja Çitaku se kjo është duke u realizuar. Gjithashtu, çështja e liberalizimit të vizave mendoj se është në rrugën e duhur dhe besoj që shumë shpejtë do të arrijmë tek kjo zgjidhje”, tha ajo.

Advertisements

From → Bota, Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: