Skip to content

Aksidenti në Durrës, pranga 17-vjeçarit

May 29, 2013

Aksidenti në Durrës, pranga 17-vjeçarit

Është arrestuar 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin fatal ku humbën jetën dy të rinj, ndërsa në një tjetër aksident rrugor me motoçikleta në rrethin e Durrësit kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona. 

Drejtoria e policisë së qarkut Durrësit njoftoi arrestimin në flagrancë të Xhuliano Çyrbes nga fshati Sallmone i Shijakut, pasi duke qenë i papajisur me patentë teksa drejtonte automjetin e babait të vet është përplasur me bordurën që ndodhet para një pike karburanti në afërsi të “Katër rrugëve të Shijakut”.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit Elton Çyrbja 16 vjeç nga fshati Sallmone dhe Luxhiano Hoxha 17 vjeç nga plazhi i Durrësit. Ndajt të arrestuarit që mbeti i plagosur në këtë aksident janë ngritur akuzat e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimit të automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Ndërkaq një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkafane të Ishmit, ku janë përplasur me njëra-tjetrën dy motoçikleta pa targa të drejtuara nga shtetasit Safer Masha, 26 vjeç, dhe Stijan Molla, 19 vjeç, të dy banorë të këtij fshati.

Për pasojë janë plagosur rëndë dy drejtuesit e motocikletave dhe pasagjeri i Stijan Mollës, 18-vjeçari Eltjon Nuzi.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: