Skip to content

De Biasi tregon emrat e 18 lojtarëve, të tjerët më 3 qershor

May 29, 2013

Gianni De Biasi, Foto: Getty ImagesPërzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka filluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Norvegjisë në Tiranë (7 qershor), e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror 2014.

Trajneri italian ka treguar emrat e shumicës së lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen shumë të rëndësishme. Në listë janë të pranishëm 18 futbollistë, nga të cilët dy debutojnë me kombëtaren kuqezi (Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku), ndërsa ka edhe një rikthim që është Admir Teli. De Biasi ka thënë se po vëzhgon rreth 40 lojtarë dhe në bazë të formës do t’i plotësojë edhe tetë vendet e mbetura.

“Për ndeshjen ndaj Norvegjisë kam afruar ata lojtarë që janë në formën më të mirë fizike, kur dihet se jemi në fund të kampionateve dhe lodhja e një gare të gjatë ka bërë të vetën. Po ashtu, në përzgjedhjen e lojtarëve marr parasysh edhe ato karakteristika që duhen te skuadra për ta përballuar kundërshtarin. Në lidhje me formacionin që do të paraqesim në fushën e lojës më 7 qershor, duke ditur se kemi disa mungesa të rëndësishme. Kam idetë e mia në kokë, por asgjë nuk mund të jetë ende e qartë. Gjithçka do ta vendos pasi t’i shoh lojtarët në fushë, në seancat stërvitore që do të zhvillojmë”.

“Ndeshja me Norvegjinë në Tiranë është mjaft e rëndësishme, por jo thelbësore për ecurinë tonë. Duhet të përgatitemi pa presion, të jemi të qetë dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë, nga unë si trajner e deri te tifozët. Norvegjia do të jetë më e motivuar në kthim, pas humbjes në Oslo”.

“Të gjithë duam Brazilin, edhe unë e dëshiroj shumë, por s’mund ta mbajmë mendjen atje, kur ne jemi ende në mes të rrugës. Sepse nëse nuk ecim ndeshje pas ndeshje dhe humbim ndonjërën, do kemi shumë zhgënjim. Prandaj dua qetësi dhe të rrimë me këmbë në tokë’, citon BalkanWeb fjalët e trajnerit të kombëtares.

Kuqezinjtë renditen të tretët në Grupin E, në kuotën e nëntë pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri më tani, aq sa ka edhe Islanda. Grupin e udhëheq Zvicra e me 11 pikë.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: