Skip to content

Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

May 29, 2013

Dr.Flori rrëfen në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” arsyet që e shtynë të krijojë një këngë kundër Ramës, liderit për të cilin dikur lobonte. Si lindi “Zemërthyer”, me muzikë të Ermal Mamaqit dhe tekst të Dr.Florit? A ishte ai pjesëmarrës në mitingun e 21 janarit? Pse pikërisht tani kjo këngë? Sa e ka paguar Rama dhe pse u bë me Berishën? Përgjigjet për këto dhe të tjera pikëpyetje i gjeni në këtë rrëfim të gjatë të kantautorit, që duket se është shumë i zhgënjyer.
Sapo ke prezantuar këngën tënde më të re, që vjen si një revoltë personale ndaj liderit tek i cili besoje, Edi Rama… Si lindi “Zemërthyer”? Pse kjo kthesë në bindjet e tua?
Në momentin që ideali për të cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar këto vite shkelet dhe përbuzet, unë nuk ndjej më pengesa për të ndjekur i lirë si çdo artist tjetër karrierën dhe qëllimet e mia, gjë që në ndryshim nga shumë kolegë të tjerë, kam refuzuar ta bëj për shumë vjet. Kënga është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite.
Pse erdhi pikërisht në kohë fushate dhe jo më herët kjo këngë?
Sepse ky ishte momenti i duhur për të dhënë këtë mesazh. Për të goditur duhet të gjesh kohën, kjo mendoj se ishte koha e përshtatshme për ta bërë këtë.
A ka dorë PD-ja në këtë këngë, sepse kështu po flitet?
Atyre që nuk kanë marrë pjesë në protestë dhe e mendojnë këtë u them se unë thashë vetëm të vërtetën. Nuk e bëra për të mirën e dikujt këtë. Ndërsa për pjesëmarrësit në mitingun e 21 janarit që mendojnë kështu, u them se ndryshe nga unë e shumë të tjerë nuk kanë dalë në protestë për idealin, por për pushtet, pasi nuk ka si të mos e shohin atë që po ndodh.
Përse t’u thye zemra, për çfarë arsyeje?
Pazari që u bë ishte zhgënjyes për të gjithë ne idealistët që dolëm më 21 janar… Ai na tradhtoi.
Çfarë e bën tradhtar Edi Ramën sipas teje? Kë tradhtoi ai?
Njerëzit që dolën në demonstratë e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën ishte një bashkim me ata, të cilët ne dolëm të kundërshtonim.
Si u ndjeve kur e dëgjove “Ku ka si Tirona” në hapjen e fushatës së Ramës në Tiranë?
Më erdhi për të qeshur, sepse për vetë drejtuesit e Partisë Socialiste ishte e papritur dhe pashë që iu doli pak situata jashtë kontrollit.
Kur ka qenë hera e fundit kur ke kontaktuar me Ramën?
Nuk e mbaj mend.
A je ndjerë ti i përdorur prej tij?
Më shumë se çdo gjë tjetër jam ndjerë i zhgënjyer nga Rama.
Ke pasur reagime nga PS, ose nga vetë lideri i opozitës pas publikimit të këngës?
Këtu nuk ka vend për reagime. Unë nuk shpifa gjë, nuk bëra asnjë montazh dhe nuk thashë asnjë gënjeshtër. Çdo fjalë e thënë në atë këngë është e vërteta.
Po çunat e “West Side Family” çfarë të kanë thënë?
Nuk kam folur ende me çunat, por ata janë miqtë e mi dhe jam i bindur që e kuptojnë më mirë se çdokush tjetër dhe që më mbështesin në këtë veprim…
Në një nga vargjet e këngës të shkruar prej teje ti thua “Dikush më tha rri urtë, thashë me mirë mos flas…”. Ç’keni dashur të thoni me këtë? Keni pasur kërcënime për të mos dalë kundra Ramës?
Në Shqipëri është e zakonshme që të të thonë “rri urtë, ç’të duhet ty”. Por ja që duhet ndonjëherë të tregosh guximin që disa njerëz nuk e kanë.
A ke qenë ti pjesëmarrës në protestën e 21 janarit? Pse dole në atë protestë? Kundër kujt po protestoje?
Sigurisht. Dola për të protestuar kundër padrejtësive, madje prezenca ime është e dokumentuar, më kanë kapur kamerat.
Ju jeni i zhgënjyer nga marrëveshja Rama-Meta… Dmth. jeni edhe kundër Metës, sepse në mos gaboj, keni kënduar në gëzimet e tij familjare?
Nuk kam asgjë me Ilir Metën, madje përkundrazi e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë, unë nuk marr përsipër të komentoj ose të vlerësoj paktet që bëhen, por jam i lirë të them atë që ndjej kur ideali im përdhoset.
Si ka mundësi që nga kundërshtar i Sali Berishës, sot këndoni në fushatën e tij?
Nuk kam qenë dhe nuk jam kundërshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojë e një marrëveshjeje financiare, asgjë më shumë.
Sa ju ka paguar Berisha?
Vota dhe rroga nuk tregohen…
Po Rama sa ju ka paguar për këngët e fushatës?
Për këngën “Tirona” nuk jam paguar asnjë lek, madje as lekët e realizimit të këngës nuk i pagoi Rama. Ndërsa për këngën e dytë “Çohu” kam pasur oferta tri herë më të mira, por përsëri ndoqa idealin tim.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: