Skip to content

Durrës, Moore: Nëse nuk plotësohet KQZ, Kolegji Zgjedhor vlerëson procesin elektoral

May 29, 2013

Durrës, Moore: Nëse nuk plotësohet KQZ, Kolegji Zgjedhor vlerëson procesin elektoralDURRËS- Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ka zhvilluar sot në Durrës takime me drejtues të pushtetit lokal lidhur me situatën parazgjedhore në vendin tonë.

Në bashkinë e qytetit bregdetar, Moore u prit nga kryebashkiaku Vangjush Dako. Zyrtari i lartë i DASH tha se vjen përsëri në Durrës pas 20 vitesh, duke shtuar se për amerikanët pas kryeqytetit porti më i madh i vendit konsiderohet pasqyrë e zhvillimeve ekonomike në një vend.

Pas këtij takimi ai iu përgjigj interesit të mediave në lidhje me situatën parazgjedhore.

“Pata kënaqësi të vizitoja Durrësin, për tu njohur me projektet e bashkisë. Kam respekt të madh për kryetarët e bashkive, pasi përballen me problemet e njerëzve çdo ditë. Në takimin me kryebashkiakun Dako folëm edhe për zgjedhjet. I shpreha Dakos planet tona mbi zgjedhjet, mbi faktin që ato janë mjaft të rëndësishme”, tha Moor.

Zyrtari i lartë i DASH, Moor deklaroi më tej se SHBA do të monitorojë procesin parazgjedhor, ndërsa komentoi edhe situatën e krijuar në KQZ. Ai bëri apel që ajo të plotësohet, ndërsa shtoi se ka edhe institucione të tjera që mund të bëjnë vlerësimin e zgjedhjeve.

“Situata më pozitive do të ishte që KQZ të ishte plot me 7 anëtarë, shpresojmë që kjo do të ndodhë, janë vetëm 4 anëtarë aktivë, kjo mund të zgjidhet shpejt, ose mund të mos zgjidhet. SHBA do i japin vëmendje të shtuar të gjithë procesit të zgjedhjeve, do monitorojmë edhe situatën parazgjedhore. Por dua të them se ka edhe institucione të tjera me rëndësi si Kolegji Zgjedhor, që mund të vlerësojë procesin e zgjedhjeve. Ne duam që votuesit të kenë besim të plotë tek institucionet që merren me menaxhimin e zgjedhjeve”, komentoi ai.

Në orën 11.00 drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ka programuar një takim me prefektin e qarkut, Genc Juka.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: