Skip to content

Gullit: Mourinho duhet ta fitojë LK-në te Chelsea

May 29, 2013

Ruud Gullit, Foto: Getty ImagesIsh-trajneri i Chelseat, Ruud Gullit, ka thënë se Jose Mourinho duhet që së paku ta fitojë Ligën e Kampionëve kur të marrë drejtimin e Bluve.

“Jam kureshtar të shoh se kush do të vijë në klub, të gjithë mendojnë se Jose Mourinho është trajneri i ri. Mendoj se do të jetë e vështirë, ai duhet të fitojë përsëri shumë gjëra, si për shembull zemrat e tyre dhe besimin e tyre”.

“Tifozët do të jenë të lumtur, kjo është e sigurt, por tani është një grup tjetër i lojtarëve, çdo gjë është ndryshe”, potencoi ish-trajneri.

“Ai duhet së paku ta fitojë Ligën e Kampionëve, sepse kjo është ajo që ai ka dashur gjithmonë dhe për të cilën është i famshëm, kështu që kjo është një gjë që ai duhet ta fitojë”.

“Ai mund ta bëjë këtu, por a mund ta bëjë këtë te Chelsea. Tani është ndryshe loja sepse ai është i njohur për lidhjen psikologjike me lojtarët”.

“Ata gjithmonë duan të luajnë për të, por kjo nuk funksionoi te Real Madridi edhe pse kjo është pika e tij më e fortë”, deklaroi Gullit.

Advertisements

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: