Skip to content

Hoti: Thaçi po i mashtron hasjanët

May 29, 2013

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti theksoi të mërkurën se themelimi i dy komunave në rajonin e Hasit duhet të përcillet me buxhet adekuat dhe ndryshime të ligje që rregullojnë pushtetin lokal. Sipas tij, kjo që bënë qeveria Thaçi është joserioze dhe manipulim me qytetarë.

Ai lidhur me këtë çështje tha se si mund t’i besohet Qeverisë Thaçi e cila po e shkel kushtetutën tash e sa vite duke mos proceduar ligjin për Prishtinën.

“Qeveria para një muaji ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për 2014-2016 si dhe kornizën e shpenzimeve për komuna për të njëjtën periudhë. Në asnjërin dokument nuk parashihen shpenzimet për komunat e reja në Has. Kjo nënkupton se hasjanët janë mashtruar për të arritur qëllime elektorale”, tha Hoti.

Prandaj, sipas tij, në vend që ministrat të vizitojnë Hasin dhe të mashtrojnë qytetarët, fillimisht le të ndajnë buxhet për këto komuna të reja dhe t’ju tregojnë hasjanëve se cilat janë përfitimet shtesë që do t’i kenë.

“Këto premtime për komuna të reja do të mbesin boshe, ashtu si mbetën boshe edhe premtimet për përfitime të veteranëve të luftës dhe për pensionistë tash e sa vite. Këto kategori të shoqërisë po mbahen peng duke i zvarritur ligjet përkatëse, njësoj siç po vepron kjo qeveri me ligjin për Prishtinën. Është ironik fakti se sa efikase është qeveria Thaçi për të proceduar një projektligj të çuditshëm për implementimin e marrëveshjes me Serbinë, ndërkohë që ligje të tëra mbesin me vite në sirtarë të Kryeministrit Thaçi”, deklaroi Hoti.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: