Skip to content

Paga e deputetit të përgjysmohet

May 29, 2013

E pranon se paga rreth 2 mijë euro që e merr çdo muaj nga buxheti i Kosovës është e tepërt. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se ajo dhe kolegët e saj nuk meritojnë më shumë se 750 euro pagë në gjendjen aktuale ekonomike të Kosovës.

Në një intervistë për “Tribunën”, Haxhiu ka thënë se institucioni i Kuvendit duhet të reflektojë dhe veprojë në bazë të gjendjes sociale në vend.

“Aktualisht paga bazë e një deputeti është 1488 euro, dhe me shtesa të cilat i marrin arrin në 2000 euro dhe kjo është e papranueshme. Prandaj e them që edhe pjesëmarrja në komisione edhe në seanca plenare do duhej të përfshihej në këtë pagë prej 750 eurosh”, ka vlerësuar Haxhiu.

Megjithatë, ajo ka pranuar se organet vendimmarrëse nuk janë të disponuara që t’i bëjnë këto ndryshime, derisa ka premtuar se me Vetëvendosjen në pushtet ulja e pagave për deputet do të jetë prioritet.

Haxhiu është e angazhuar që në ligjin e ri për deputetët të mos lejojë përfshirjen e pensionit suplementar, pasi ka vlerësuar se kjo do të ishte një “dhuratë” për të dhe kolegët e saj.

Advertisements

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: