Skip to content

Rrezet e diellit vendimtare për uljen e tensionit të gjakut

May 29, 2013

Një studim skocez i kohëve të fundit i prezantuar në Edinburg, rekomandon të shkoni në plazh, të shtriheni në diell sepse ju bën mirë sidomos nëse vuani nga tensioni i lartë.

Sa më shumë që afrohet vera aq më shumë rriten mendimet e mjekëve në favor dhe kundër ekspozimit në diell. Dobitë shëndetësore të ekspozimit të lëkurës në diell janë shumë të mëdha se sa rreziqet për të zhvilluar kancerin e lëkurës, thonë shkencëtarët.

Rrezet ultravjollcë mësohet se ndihmojnë organizmin të lëshojë një përbërës që ul tensionin e gjakut, që lidhet edhe me sëmundjen e zemrës dhe goditjen në tru.

Prodhimi i oksidit nitrik që ul presionin e gjakut, është e ndarë nga prodhimi i vitaminës D në organizëm, që shtohet pas ekspozimit në diell. Kërkuesit thonë se deri tash, prodhimi i vitaminës D është konsideruar si dobia e vetme e diellit në shëndetin e njeriut.

Sipas Richard Weller, profesor i dermatologjisë në Edinburgh University, të mirat që përftojmë nga ekspozimi në diell janë mjaft pozitive për shëndetin e zemrës duke balancuar kështu edhe rreziqet e zhvillimit të një tumori të lëkurës.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: