Skip to content

Anulohet Samiti i Ohrit

May 30, 2013

E plotësuar: Maqedonia ka dështuar të organizojë Samitin e Ohrit për shkak se kishte përfillur kërkesat e Serbisë dhe Bosnjës që Kosova të mos jetë pjesë e kësaj ngjarje. Për shkak të mungesës së Prishtinës në Samit, presidentët e Shqipërsë, Kroacisë dhe Sllovenisë kanë anuluar pjesëmarrjen.

Presidenti  i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka konfirmuar anulimin e Samitit.

Ivanov ka thënë se vetoja dhe bojkotimi i tre presidentëve shqiptar, slloven dhe kroat tregon dështimin se nuk ka bashkëpunim rajonal.

“Kjo tregon se realiteti në rajon është ende ka ndasi të thella në mes të shteteve të ish-Jugosllavisë dhe vendeve të Europës Juglindore”, ka thënë Ivanov.

Para se të anulohet Samiti i Ohrit, Serbia dhe Bosnja kanë bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës. Pas kësaj, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa Greqia i është shmangur pjesëmarrjes në Samit, kurse Bullgaria ka paralajmëruar se do të merrte pjesë në nivel të ultë diplomatik.

Presidenti maqedon ka folur për kulturën e Ballkanit, por jo për arsyet e vërteta që e kanë detyruar ta anulojë Samitin.

“Kjo mospjesëmarrje me lojëra dhe veto nga këto shtete ka bërë që ne ta anulojmë Samitin”, ka thënë Ivanov.

“Fatkeqësisht paragjykimet e vjetra në Ballkan dhe komplekset kanë ri dalë në shesh pak para fillimit të Samitit”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Maqedonia po vepron kështu për të mos e marrë barrën që nuk i takon.

“Kurrë nuk do të lejoja që paragjykimet e vjetra ballkanike të prishin interesat e shteteve brenda kufijve maqedon, përderisa çmimin e gjithë kësaj ta paguante Maqedonia si shtet i vetëm”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ivanovit. /Telegrafi/

———————————————————————-

Anulohet Samiti i Ohrit

Samiti i Ohrit i cili duhej të mblidhte në një vend presidentët e të gjitha shteteve të rajonit, nuk do të zhvillohet, njofton Zhurnal.

Presidenca ka anuluar takimin, pas lajmit se ai do të bojkotohet nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, si rezultat i mungesës së ftesës për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, pritet të dalë para mediave në ora 16.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: