Skip to content

Arvizu: Nuk kam asnjë axhendë personale

May 30, 2013

Arvizu: Nuk kam asnjë axhendë personaleNë një kohë kur ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu është vënë në qendër të kritikave të kryeministrit Berisha, nga Elbasani ai i ka dhënë përgjigje të gjitha kritikave dhe aludimeve për pasjen e një axhende personale. 

Arvizu i ka rikujtuar të gjithë atyre të cilëve nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e njëpasnjëshme që lidhen kryesisht me KQZ-në, se ka ardhur ne Shqiperi pas nje betimi te bere para presidentit te Amerikes, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet që i janë adresuar indirekt.

“Dëshiroj të nënvizoj faktin se 3 vite më parë unë kam bërë të njëjtin betim kur u emërova nga Shtëpia e Bardhë si ambasador në Shqipëri dhe mora konfirmimin nga senati si i dërguari personal i presidentit në Shqipëri.Eshtë i njëjti betim.Gjatë zgjedhjeve keni për dëgjuar se dikush ka një axhendë personale. Nuk ka asnjë axhendë personale. Unë nuk e kam një të tillë sikurse edhe këta amerikanë të mrekullueshën s’kanë një të tillë.Ne jemi këtu me një qëllim të vetëm të prezantojmë vendin tonë me mundësitë tona më të mira.Vetëm ky është përkushtimi ynë dhe premtimi për secilin dhe gjithsecilin prej jush”, tha Arvizu.

Këtë mesazh adresuar politikës shqiptare Arvizu e dha gjatë ceremonisë së  betimit te korpusit te paqes ne qytetin e Elbasanit. 34 vullnetare te Korpusit Amerikan te paqes bene betimin zyrtar pas perfundimit te trajnimit dhe neser do te nisin te punojne prane bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shendetesore ne te gjithe vendin. I themeluar ne vitin 1961 nga presidenti John Kennedy, misioni i Korpusit te Paqes eshte te promovoje mirekuptimin nderkulturor midis amerikaneve dhe popujve te tjere si dhe te kontribuoje ne nevojat per zhvillim te vendeve pritese.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: