Skip to content

Bayern, marka më me vlerë në botë

May 30, 2013

Bayern, marka më me vlerë në botëMe një vlerë të markës prej 860 milionë dollarësh (669 mln euro), fituesit më të rinj të Champions League kanë parakaluar Manchester United (837 mln USD), si marka më e vlerësuar në botën e futbollit. 

Kampionët e Premier League ishin në krye të listës së vitit të kaluar, por tani kanë këmbyer vend me gjigantët e Bundesliga-s. Real Madrid (621 mln USD) dhe Barcelona (572 mln USD) janë përkatësisht në vendet 3 dhe 4 në renditjen e re.

Vlera e markës së Bayern-it është rritur me 51 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar, ndërkohë që vlera e United ka rënë me 20 mln euro.

“Sfida e re e klubeve të Bundesliga-s dhe e këtij kampionati në vetvete është të shihet nëse ata do të mund të eksportojnë forcën e markës vendase në mundësitë globale”, tha David Haigh, shefi ekzekutiv i Konsulencës financiare të Markave, me seli në Londër, autorë të raportit të përvitshëm.

Studimi i fundit e përshkruan Bayern-in si “një qendër e fuqishme komerciale”.

Ja lista e 10 klubeve me vlerën më të lartë të markës në 2013-n:

1. Bayern Munich 860 mln USD
2. Manchester United 837
3. Real Madrid 621
4. Barcelona 572
5. Chelsea 418
6. Arsenal 410
7. Liverpool 361
8. Manchester City 332
9. AC Milan 263
10. Borussia Dortmund 260

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: