Skip to content

Helmi i bletës kundër HIV-AIDS

May 30, 2013
UNMIK Head Quarters

U

Bletët mund te shpëtojnë njerëzimin nga virusi HIV-AIDS. Kjo shprese vjen pas studimit te një grupi shkencëtaresh ne shkollën e mjekësisë ne Universitetin e Uashingtonit. Hulumtuesit kanë zbuluar së fundi se helmi i bletëve mund të shkatërrojë virusin pa i dëmtuar qelizat trupore, zbulim ky që mund të hapë dyert e krijimit medikamenteve anti-HIV. Shkencëtarët  kanë kuptuar se toksina e quajtur “melitin”, e cila gjendet në helmin e bletëve mund të shpërbejë fizikisht virusin vdekjeprurës. Hulumtuesit kanë lidhur melitinin me nanogrimcat të cilat janë fizikisht më të vogla se molekulat HIV, duke mundësuar kështu sulmin nga shtresa e jashtme e virusit dhe duke e shkatërruar atë pa i dëmtuar qelizat trupore. Për shkak se sulmet e toksinës bëhen nga shtresa e jashtme, virusi nuk mund të zhvillojë rezistencë ndaj substancës, duke krijuar mënyrë më efektive në shkatërrimin e virusit. Joshua Hood, nje nga autoret e studimit është shprehur optimist se ilaçi do te ndaloje përhapjen e infeksionit ne vendet ku virusi është me prezent. Grupi hulumtues planifikon të testoje së shpejti xhelin anti-HIV në kushtet laboratorike.

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: