Skip to content

Heynckes drejt Realit të Madridit?

May 30, 2013

Heynckes drejt Realit të Madridit?

Pasi mbylli në mënyrë të mrekulleshme karrierën e tij si trajner i Bajernit të Mynihut, duke fituar kampionatin, Champions League dhe me finalen e Kupës së Gjermanisë në plan për t’u zhvilluar në datën 1 qershor, Jupp Heynckes mund t’i besohet stoli i Reali të Madridit në sezonin e ardhshëm. 

E përditshmja madrilene “AS”, e cila njihet për burimet e sigurta të informacionit që ka brenda klubit, ishte ajo që raportoi të mërkurën se ndërsa i parapëlqyeri për presidentin Florentino Perez mbetet italiani Ancelotti, kuotat e Heynckes po vijnë gjithmonë e në rritje, ndikuar edhe nga ndërlikimet që po ndeshin bisedimet me PSG për trajnerin e tyre.

68-vjeçari Heynckes ka deklaruar më parë se synon që të tërhiqet nga futbolli, por një ofertë nga Reali, bashkuar me një investim të fuqishëm në merkato dhe mundësinë për të fituar Champions historik të dhjetë të historisë së klubit, mund të mjaftojnë që gjermani të ndërrojë mendim.

Heynckes, nga ana tjetër, është një njohës i mirë i atmosferës së “Santiago Bernabeu”-t, pasi ai drejtoi klubin 15 vjet më parë, duke arritur të fitonte Champions në sezonin 1997-98, pas 32 vitesh “thatësire”.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: