Skip to content

Kuleta: Bisedime absurde për kodin telefonik

May 30, 2013

Deputeti nga radhët e Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta deklaroi të enjten se bisedimet me Serbinë për kodin telefonik janë krejtësisht absurde dhe për më tepër, ato janë me pasoja të shumta të rënda politike e juridike.

Ai këto komente i bëri të enjten në Kuvendin e Kosovës.

“Në vjeshtën e vitit të kaluar, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi rezolutën nr. 04-R-07, e cila parashihte zëvendësimin e tri kodeve aktuale të telefonisë me kodin e Republikës së Shqipërisë. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, kjo rezolutë parashihte fillimin e bisedimeve midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë…Për ta filluar këtë angazhim, si hap i nevojshëm, është paraparë formimi i grupeve punuese. Me gjithë shprehjen e gatishmërisë së ministrit Beqaj, përmes një letre të dërguar në adresën time, formimi i këtyre grupeve nuk ka ndodhur ende. Megjithëse, siç edhe shihet, janë bërë disa hapa në drejtim të duhur, konsideroj se procesi ka ecur shumë ngadalë dhe kjo zvarritje ka qenë krejtësisht e panevojshme dhe shumë lehtë e shmangshme”, tha Kuleta.

Në ndërkohë, sipas paralajmërimeve nga ana e palëve, sot më 30 dhe nesër më 31 maj, midis delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të vazhdojnë bisedimet teknike për çështjen e telekomunikacionit. Në kuadër të kësaj çështjeje do të bisedohet edhe për kodin telefonik për Kosovën. Qëndrimi i Serbisë në këto bisedime është që Serbia të kërkoj një numër kodi nga ITU, i cili do të konsiderohej kod i Serbisë, mirëpo do t’i jepej në shfrytëzim të përkohshëm Kosovës deri në zgjidhjen e statusit. Në këmbim të kësaj, ata, nga institucionet e Kosovës, kërkojnë licencën për telefoni mobile dhe fikse në tërë territorin e Kosovës”, tha ai.

Kuleta ndër të tjera, i quajti bisedimet me Serbinë krejtësisht absurde. Sipas tij, ato janë me pasoja të shumta dhe shumë të rënda politike e juridike.

“Në momentin kur pranon të negociosh për një kod, e aq më tepër ta pranosh atë, për të cilin Serbia thotë se do ta merr në emër të saj dhe do t’ia jep Kosovës në shfrytëzim deri në zgjidhjen e statusit, automatikisht po e legjitimon tendencën e Serbisë që statusin e Kosovës ta trajtojë si të padefinuar. Për më tepër, këtë po e bën duke shkelur të gjitha rregullat ligjore që parashohin procedurat për dhënien e licencës operatorëve të telefonisë mobile e fikse për territorin e Kosovës; po e bën këtë duke shkelur Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe Memorandumin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë”, thotë Kuleta.

Lëvizja për Bashkim i bëri thirrje qeverisë që të heq dorë nga këto bisedime dhe të vazhdojë më me përkushtim punën në drejtim të pajisjes me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355, gjë që jo vetëm nuk do të kishte efekte të dëmshme anësore, por do të sillte dobi në çdo aspekt.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: