Skip to content

Rexhepi: Do ta shihni se s’kam të bëjë me skandalin e pasaportave

May 30, 2013

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi është i bindur që në fund të hetimeve për skandalin e pasaportave do të del i pastër. Thotë se nuk është Prokuror që të përshpejtojë procesin hetimor për këtë rast, por se ka bërë aq sa ka mundur për të ndihmuar atë, duke aluduar në suspendimet që ia kryer në Ministrinë e tij.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka harruar akoma rastin e zhdukjes së 1.4 milionë eurove të pasaportave biometrikë, i njohur si skandali i pasaportave.

Gjatë pyetjeve parlamentare deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Afrim Hoti ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi sqarim se çka ka ndodhur me paratë e zhdukura ndërsa njëkohësish i ka sugjeruar të jap dorëheqje.

Por, Rexhepi në përgjigjen e tij tha se ka bërë aq sa ka mandat duke aluduar në suspendimin e zyrtarëve të dyshuar të MPB-së për rastin. Ndërsa u shpreh i bindur se në fund të procesit gjyqësor për zhdukjen e milionave të dedikuara nga Qeveria për pasaportat biometrike të kosovarëve do të dalë i pastër, raporton “Express”.

“Unë s’jam hetues e as prokuror dhe s’mund ta përshpejtojë procesin gjyqësor dhe të hetimeve. Personalisht e them edhe publikisht dua të përfundojë ky proces sa më shpejtë. E kur procesi gjyqësor të përfundojë në fund të tij do të shihni se ministri s’ka fare të bëjë me këtë rast”, tha Rexhepi sot gjatë seancës plenare.

E dyshuara kryesore për këtë rast është shtetasja gjermane Natalie Velija e cila ishte nënkontraktuese në mes të kompanisë austriake OeSD që kishte fituar tenderin për prodhimin e pasaportave dhe MPB-së. Të dyshuar tjerë janë edhe vëllezërit Fisnik dhe Betim Blakaj nga Istogu.

Që të tre gjenden në masa sigurie që gati gjashtë muaj ndërsa akoma nuk ka as të arrestuar nga MPB e as aktakuzë në lidhje me katër veprat penale për të cilat ata po dyshohen nga Prokuroria e EULEX-it.

Advertisements

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: