Skip to content

Samaras refuzon “Antiracizmin”, Evropa: Miratoni ligjin

May 30, 2013

Samaras refuzon "Antiracizmin", Evropa: Miratoni ligjinNë skaje ka arritur kundërvënia e Demokracisë së Re (ND) me dy partnerët e tjerë të qeverisë ( PASOK-DIMAR) për projektligjin e ri kundër racizmit (pr.ligj i ministrit të Drejtësisë, Andoni Rupakioti).

Teksa të dyja partitë vendosën të paraqesin si propozim ligjor të përbashkët projektligjin e ri kundër racizmit të hartuar nga ministria e Drejtësisë, burime nga kryeministria dhe nga selia e Demokracisë së Re (ND), bëjnë të ditur se projektligji “Rupakiotis” nuk do të votohet nga deputetët e kësaj partie. “Gjithkush mund të sjellë çdo gjë që ai dëshiron në Parlament, por qëndrimi i ND-së nuk do të ndryshojë”, sqaruan të njëjtat burime.

Në të njëjtën kohë, pas takimit të së hënës mes tre liderëve politikë, partitë e opozitës nisën një sulm të ashpër mbi qeverinë lidhur me projektligjin e ri kundër racizmit.

Mesazhet nuk vonuan të vijnë edhe nga Evropa.

Komisionerja Cecilia Malmstrom kërkoi nga qeveria greke miratimin e ligjit për luftën ndaj racizmit dhe ksenofobisë, duke vënë në dukje se ky është një ligj evropian. Duke folur në një ngjarje të Fondacionit “Friedrich Ebert” për të djathtën ekstreme evropiane në Berlin, ajo bëri referencë të veçantë për fenomenin e të djathtës ekstreme në Greqi dhe shprehu mendimin se nuk është një fenomen i përkohshëm që do të zhduket me fundin e krizës ekonomike. “Është në dorën tonë”, tha Malmstrom, “për të siguruar se kjo çështje do të gjendet gjithmonë në rendin e ditës. Këtë duhet të bëjë edhe Greqia”.

Një nga masat është sigurisht miratimi i ligjeve, tha Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, duke komentuar qendrimet e qeverisë greke mbi miratimin e projekt-ligjit kundër racizmit. “Ligjet përcaktojnë rregullat dhe këto rregulla janë themeli i bashkë-ekzistencës paqësore të një shoqërie. Për këtë arsye janë të rëndësishme ligjet që përcaktojnë kontekstin e bashkëjetesës”, tha Schultz dhe ftoi politikanët të japin të parët shembullin e tyre në luftën kundër të djathtës ekstreme.

From → Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: