Skip to content

SHBA: Mos prekni zgjedhjet

May 30, 2013
English: KQZ Logo Coat of arms of Albania

English: KQZ Logo Coat of arms of Albania

“Nëse përfundimi i zgjedhjeve të 23 qershorit do të shoqërohet me dhunë, atëherë Shqipëria futet në një kurs përplasjeje me SHBA-në”. 

Ky është paralajmërimi i Jonathan Moore, në përfundim të vizitës dy ditore në Tiranë. Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore, në Departamentin Amerikan të Shtetit, konkluzionet e qëndrimit të Shqipëri i ka ndarë me një grup analistësh të medias.

Takimi në Ambasadën amerikane nuk është filmuar, por të pranishmeve i është lejuar të raportojnë se çfarë është diskutuar me Jonathan Moore. Vetë ambasada ka shpërndarë transkriptin e bisedës. Natyrshëm, interesi më i madh i analistëve dhe adresimi

“Shumë prej nesh, në Uashington, po e ndjekim nga afër situatën këtu në Shqipëri. Ne ende do të dëshironim, që të shihnim një kompromis midis qeverisë dhe opozitës, në mënyrë që KQZ-ja të ketë vërtetë shtatë anëtarë. Përshtypja ime është që, në këtë moment nuk ka shumë gjasa, që qeveria dhe opozita të jenë të përgatitura të gjejnë kompromis për këtë. Çështja e mbajtjes dhe atmosferës së zgjedhjeve është e komplikuar. Thelbi është që ne do të dëshironim, që KQZ-ja të kishte shtatë anëtarë. Por, nëse kjo ndodh apo jo, duket se të gjitha partitë janë të gatshme të vazhdojnë me zgjedhjet. Nuk mund të them që, Kolegji Zgjedhor është një zgjidhje. Zgjidhja do të ishte kompromisi dhe diskutimi i mëtejshëm, midis qeverisë dhe opozitës, për të konstituuar plotësisht KQZ-në. Askush nuk po zgjedh ta bëjë këtë. Ambasada ka qënë shumë e qartë, në shqetësimet e saj për ndryshimet në përbërjen e KQZ-së. Ambasadori ynë ka folur për këtë tashmë dhe ne mbështesim qëndrimin e tij, 100 për qind”, ka deklaruar Moore.
I pyetur nëse, zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe mosdëgjimi nga Berisha i sugjerimeve e qëndrimeve të ambasadorit Aleksandër Arvizu, e kanë futur vëndin tonë në një kurs përplasjeje me SHBA-në, Moore ka dhënë këtë përgjigje:
“Unë nuk i shoh Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë në një kurs përplasjeje. Unë do ta ndjek fushatën nga shumë afër, si mbajtjen e zgjedhjeve, ashtu dhe numërimin e votave. Nëse njerëzit janë të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, në nivel lokal ose kombëtar, ka mekanizma ligjore, të cilat ata duhet t’i përdorin për t’i kontestuar. E vetmja përplasje me Shtetet e Bashkuara do të ndodhte, nëse dikush do të zgjedhë të përdorë dhunën, në vend të mekanizmave ligjore. Nuk shoh ndonjë dallim mendimi, midis Ambasadës tonë dhe Uashingtonit. Flasim me të njëjtin zë. Ambasadori ynë ka drejtuar procesin, teksa po zhvilloheshin ndryshimet në KQZ, punoi shumë fort për të përfaqësuar interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, në përpjekjet për t’u siguruar që gjërat të qëndronin sipas standardeve në KQZ”.
Një tjetër pyetje lidhej me tjetërsimin e deklaratës së Moore, në vizitën e tij në prill, e cila iu shpërnda mediave ndërkombëtare nga “Podesta Group”, e cila lobon për llogari të qeverisë shqiptare. Ky ishte sqarimi i Moore:
“Me sa kuptoj, kishte një variant fillestar të deklaratës sime, që ishte nxjerrë apo keqpërkthyer. Nuk i di hollësitë, por nga ajo që di e korrigjuan faktin dhe më kanë kërkuar ndjesë personalisht për gabimin. Ne i formojmë opinionet tona, bazuar në informacionin e marrë nga Ambasada jonë. Ambasada prandaj është këtu. Si dhe nga diskutimet me po ata udhëheqës politikë. Nëse flasim për fakte, mendoj se është tashmë shumë e qartë, që në Shtetet e Bashkuara ka firma lobimi. Kemi kontakte sporadike me ta”.
Moore ka përforcuar deklarimet e ambasadorit Arvizu, që lidhen me premtimin e kryeministrit Berisha për të hequr vizat me SHBA-të.
“Është një synim i mrekullueshëm, por kriteret janë larg përmbushjes. Nuk është çështje negociatash, është çështje e ligjit të miratuar nga Kongresi. Jemi shumë të kënaqur, të mirëpresim shqiptarë çdo ditë në SHBA, por ajo që keni dëgjuar nga Ambasada, për mundësinë që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt, është 100% e saktë”, tha Moore.
Analisti dhe moderatori i emisionit “Top Story” në Top Channel, Sokol Balla, i ftuar në bashkëbisedimin me Moore, e komentoi atë si “asgjë të re nga fronti amerikan”.
“Mbështesin ambasadorin, por jo deklaratat e tij”, shtoi Balla, sipas të cilit, deklarimet e Moore me analistët dëshmuan rolin ndikues të Podestës, ndër të tjerë faktorë, për ndryshimin e qëndrimit për KQZ-në.
“E vetmja deklaratë, që mbështet Arvizun, – thotë Balla, – ishte ajo për vizat”. Balla, në komentin e tij, thekson se pozicioni i Moore ishte në mbështetje të ambasadorit Arvizu për interesat amerikane, por jo deklaratat e tij që i interesojnë Shqipërisë.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: