Skip to content

Uragani Barbara ‘vërsulet’ drejt Meksikës

May 30, 2013

Uragani Barbara ‘vërsulet’ drejt MeksikësUragani “Barbara” është përplasur në disa zona të bregut të Paqësorit, në Meksikë, pasi zbarkoi më herët në qytetin Santo Domingo Zanatapek, në shtetin Oaksasa.

Dy persona janë vrarë në shtetin në fjalë, kanë njoftuar autoritetet lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për një sërfist amerikan dhe një vendas të rrëmbyer nga vala e përmbytjeve.

Ndërkohë, 14 peshkatarë raportohen të humbur në det. “Barbara” humbi fuqinë teksa u përplas në tokë, por mbuloi me ujë zona të tëra, duke sjellë përmbytje në disa prej tyre.

Uragani mbërriti gjithashtu 130 kilometra në lindje të Salina Kruz, shtëpi e rafinerisë më të madhe të naftës në Meksikë.

Një paralajmërim është bërë nga autoritetet për ngushticën detare mes lokaliteteve Puerto Angel dhe Barra de Tonala. Mijëra persona në shtetet Çiapas dhe Oaksasa janë evakuar, rrugët janë mbyllur dhe trafiku detar i pezulluar.

Stuhia që i parapriu uraganit shkaktoi përmbytje në shumë zona bregdetare, përfshirë resortin e Akapulkos, më poshtë në veri. Uragani pritet të shpërbëhet në 24 orët e ardhshme.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: