Skip to content

Arrestohen 12 të dyshuar si terroristë

May 31, 2013

Turqi, arrestohen 12 të dyshuar si terroristë

Policia turke arrestoi 12 persona të dyshuar për lidhje me organizata terroriste ditën e premte, informuan mediat ditën e premte. 

Guvernatori i provincës së Adanasë, ku ndodhi arrestimi, refuzoi që të publikonte emrin e organizatës së dyshuar, por mediat turke besojnë se të arrestuarit janë pjesë e organizatës xhihadiste siriane, Fronti i Al-Nusrës.

Arrestimet u koordinuar në tre qytete kryesore, në Stamboll, Adana dhe Mersin.

Al-Nusra është një prej fraksioneve më radikale dhe aktive në luftën kundër presidentit Bashar al-Assad në Siri, ndonëse zyrtarisht nuk është e lidhur me frontin kryesor të rezistencës.

Al-Nusra ka ngjallur në të shkuarën shqetësim për rreshtimin në krahun e Al-Kaedës, duke u vendosur në “listën e zezë” të terrorizmit nga SHBA.

Mediat turke informojnë se në arrestime u sekuestrua edhe një sasi kimikatesh, por duhet ende të përcaktohet nëse bëhet fjalë për përbërës që mund të përdoren si armë kimike.

From → Bota, Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: