Skip to content

Assad kërcënon Izraelin, për Lartësitë Golan

May 31, 2013

Assad kërcënon Izraelin, për Lartësitë GolanPresidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka paralajmëruar Izraelin se do të përgjigjet në po të njëjtën mënyrë, në rast të ndonjë sulmi të ardhshëm me raketa. 
Në një intervistë për një televizion libanez, ai tha se ka një “presion popullor” për të hapur një front lufte kundër Izraelit, në Lartësitë Golan.
Ai sugjeroi gjithashtu se Siria mund të ketë marrë tashmë dërgesën e parë të sistemit mbrojtës anti-raketor nga Rusia.
Izraeli ka paralajmëruar se i konsideron raketat ruse si një kërcënim serioz ndaj sigurisë së tij.
Al-Assad ka folur për “al-Manar TV”, që ka lidhje

të afërta me lëvizjen ushtarake shiite në Liban, Hezbollahun, një aleat tepër i ngushtë i qeverisë siriane.
Izraeli ka ndërmarrë 3 sulme nga ajri në Siri, për të ndaluar transferimin e armëve të rënda drejt Hezbollahut në Liban.
“Ekziston një presion popullor për të nisur një front rezistence në Golan”, tha Assad. Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan që prej luftës së vitit 1967. Ai aneksoi territorin në 1981, në një lëvizje, e cila nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Predhat siriane kanë goditur pozicionet izraelite në Lartësitë Golan, edhe pse nuk është e qartë nëse ato kanë patur si shënjestër rebelët në zonat kufitare, ndërsa Izraeli i është kundërpërgjigjur zjarrit.
Siria dhe Izraeli kanë qenë në gjendje lufte, që prej 1948, por kufiri ka qenë relativisht i qetë gjatë viteve të fundit.

Advertisements

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: