Skip to content

Indonezianët, 300 mln euro për 100% të Interit

May 31, 2013

Indonezianët, 300 mln euro për 100% të Interit

Interi mund të jetë drejt kalimit përfundimtar në duart e biznesmenit indonezian Erick Thohir, i cili ka ndryshuar ofertën e tij për 80% apo pjesë si aksioner mazhoritar, duke “rrumbullakosur” tashmë në 300 milionë euro, për 100% të vlerës së klubit milanez. 

Një ofertë që i bashkangjiten edhe garancia për të shlyer borxhet e mbartura e investuar 100 milionë euro në merkato, duket se ka tunduar pronarin aktual, Massimo Morattin, i cili ka trashëguar klubin nga babai.

Megjithatë, qëllimi i Morattit është që të shesë vetëm një pjesë të aksioneve dhe të vazhdojë të mbetet pronar i Interit, klub me të cilin është i lidhur ngushtësisht emocionalisht, prandaj tratativat që po zhvillohen në Londër paraqiten të vështira.

Në mediat italiane, Moratti pohoi të premten vërtetësinë e lajmeve të publikuara dhe faktin se shifrat për të cilat po debatohet janë këto që po pasqyrohen në media.

Megjithatë, përballe vullnetit për të mbetur pjesë e Interit, Moratti duket se po skicon një strategji të re, nëpërmjet të cilës do të lidhë shitjen e 100% të aksioneve me ndërtimin e stadiumit të ri në vitet e ardhshëm, klauzolë për të cilën miliarderi indonezian nuk dihet se si ka ndërmend të reagojë.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: