Skip to content

Kosovë, ratifikimi i marrëveshjes

May 31, 2013
Kosovë 2006, Komunat

Kosovë 2006, Komunat (Photo credit: Wikipedia)

Ende nuk ka një datë, se kur Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të ratifikuar Projektligjin për Marrëveshjen e Parë ndërkombëtare, që rregullon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe Planin e Zbatimit të kësaj marrëveshjeje. 
Duhen të paktën 80 vota të deputetëve, që kjo marrëveshje të ratifikohet dhe, për këtë, qeverisë i duhet mbështetja edhe e dy subjekteve opozitare, LDK-së dhe AAK-së, por zyrtarë të tyre, gjatë së enjtes, nuk kanë deklaruar se cila do të jetë vota e tyre.
“Para se të ndodhë ratifikimi, ne do të duhet të marrim materialin e ta shqyrtojmë, më pas të përcaktojmë qëndrimin”, tha Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.
“Aleanca ka qenë pro marrëveshjes, kur është votuar herën e parë, ndaj dhe mendoj se duhet të punojmë për ratifikimin e saj me konsensus”, tha Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së.
Por, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, thotë se pret mbështetjen edhe të këtyre dy subjekteve opozitare, pasi ato kanë mbështetur me votën e tyre marrëveshjen e 19 prillit, duke çuar në 89 numrin e votave ‘pro’ për marrëveshjen.
“Përderisa është votuar e përkrahur marrëveshja, normalisht duhet të mbështetet edhe plani për zbatimin e asaj marrëveshjeje. Aty është përcaktuar edhe dinamika e ngjarjeve, që nga dita e parë e deri në të fundit”, tha Adem Grabovci, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së.
Në Lëvizjen Vetëvendosje deklarohen se do të votojnë ‘kundër’ Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes. Sipas Vetëvendosjes, përmes marrëveshjes, do të amnistohen të gjithë kriminelët në veri, që kanë kryer edhe vrasje.
“Vet marrëveshja i shkakton një dëm të madh shtetit të Kosovës dhe zhvillimit të saj. Në të gjitha pikat e marrëveshjes nuk mund të gjesh diçka, që i shërben shtetndërtimit të Kosovës, por është e kundërta. Aty përcaktohet gjithçka, që Serbia kërkon të bëjë kundër Republikës së Kosovës”, tha Rexhep Selimi, deputet i VV.
Sidoqoftë, Plani i Zbatimit të Marrëveshjes së Parë përbëhet nga 6 elementë kryesore, dhe aty parashikohen afate kohore, që nuk shkojnë më larg se fundi i këtij viti.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: