Skip to content

Shtyhet vendimi për ekstradimin e Arben Frrokut

May 31, 2013

Shtyhet vendimi për ekstradimin e Arben FrrokutGjykata e lartë në Greqi ka shtyrë për ditën e premte, më 7 qershor vendimin për ekstradimin ose jo të Arben Frrokut, i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamajt, më 24 shkurt të këtij viti. 

Frroku nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën duke pretenduar se ajo është me prapavijë politike, ndërsa avokati grek është shprehur se Arben Frroku nuk duhet të ekstradohet, por duhet të lihet i lirë.

“Arben Frroku duhet të lihet i lirë dhe më pas të përballet me drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj tij është politike, pasi ai është kandidat për deputet të qarkun e Shkodrës”, është shprehur avokati grek Makis Kaftopulos.

Arben Frroku u arrestua më 25 shkurt 2013 në Selanik të Greqisë, 24 orë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e tij, nisur edhe nga historiku i konflikteve të mëparshme mes të dyve.

From → Rajoni, Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: