Skip to content

Sneijder: Disa persona te Interi u munduan të më shkatërrojnë

May 31, 2013

Wesley Sneijder, Foto: Getty ImagesMesfushori i Galatasarayt, Wesley Sneijder, ka bërë të ditur se disa persona nga udhëheqësia e klubit kanë dashur ta shkatërrojnë atë, por personaliteti i fortë e ka ndihmuar të ngadhënjejë.

Holandezi pati probleme me drejtuesit zikaltër gjatë sezonit të fundit të qëndrimit të tij në klub, për shkak se nuk donte ta rinovonte kontratën e tij, por pastaj në janar u shit te Galatasaray për një shumë të vogël rreth 7.5 milionë eurosh.

“Ndihem vërtetë keq për lojtarët dhe tifozët, por nuk brengosem aspak për disa persona të tjerë në klub që Interi përfundoi i nëntë këtë sezon dhe që trajneri u largua”.

“Ata as që u kualifikuan në garat evropiane dhe shpresoj që kjo gjë t’i ketë bërë njerëzit në klub të mendojnë se çfarë është duke ndodhur. Kjo që po ndodh, nuk i ka hije Interit”.

“Disa persona u munduan të më shkatërrojnë kohë pas kohe. Po të mos e kisha personalitetin e fortë, tani do të isha i pensionuar”.

“Shumë njerëz në klub nuk e meritojnë besimin tim dhe respektin. Kam pasur shumë momente të vështira, por gjithçka që ka ndodhur më ka bërë më të fortë në fund”, deklaroi Sneijder.

Advertisements

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: