Skip to content

“Statusi varet nga zgjedhjet”

May 31, 2013
English: Ilir Meta Shqip: Ilir Meta

English: Ilir Meta Shqip: Ilir Meta (Photo credit: Wikipedia)

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka përshëndetur votimin e 3 ligjeve, të cilat janë një kusht i BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat. 
Por, Meta theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë mundësia më e mirë, për t’i treguar botës se demokracia në Shqipëri funksionon.
“Pa asnjë diskutim, që Shqipëria është shumë pranë marrjes së statusit të vendit kandidat, pas miratimit të tre ligjeve sot, sepse tre ligjet kanë qenë një minimum i domosdoshëm për të dhe ky minimum tashmë është realizuar. Së dyti, mbetet mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 23 qershorit, si një test kyç

për demokracinë dhe për funksionimin e institucioneve në vend. I ftoj të gjithë, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të arritur standardet më të larta në zgjedhjet e 23 qershorit dhe jam optimist se Shqipëria, brenda muajit dhjetor, do ta marrë statusin e vendit kandidat”, tha Meta.
Pas takimit me një grup biznesmenësh, Meta shprehu angazhimin e LSI-së për përmirësimin e kuadrit ligjor, për të konsoliduar një partneritet të ri mes shtetit dhe sipërmarrjes.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është pro një amnistie fiskale për biznesin, por natyrisht që kjo duhet të realizohet pas konsultimeve të gjera, me të gjithë grupet e interesit, në mënyrë që të mos bëhen ligje thjesht për qëllime elektorale, të nxituara, por të hidhet një hap i menduar mirë dhe që të sjellë një çlirim të gjithë potencialeve të biznesit, për të ardhmen e tij”, tha Meta.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: