Skip to content

Topalli: 160 milionë euro për fshatin

May 31, 2013
English: Jozefina Çoba Topalli (born 1963) is ...

English: Jozefina Çoba Topalli

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi një takim me banorë të fshatit Rragam e Rrenc të Shkodrës, me të cilët ndau prioritetet e qeverisjes së djathtë për realizimin e projektit më të madh vaditës, më shumë punësim dhe subvencione për bujqësinë deri në 160 milionë euro. 
“Gjatë këtij mandati 60 milionë euro janë subvencionuar për bujqësinë. Mandatin e ardhshëm do të subvencionojmë 160 milionë euro. Kemi bërë shumë gjatë kësaj periudhe, por kemi ende projekte të tjera për feremerin, për bujqësinë, për fshatin”, premtoi Topalli.
Majko: Mos shisni votën
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të njësisë bashkiake numër pesë në kryeqytet, ku u bëri thirrje qytetarëve të mos shesin votën e tyre.

“Kjo çështje e dhënies së parave për votën, është në thelb marrja me qira e njerëzve, marrja me qira e shpresës tëndë për katër vjet. Çmim ka skllavi, jo ai që lufton për lirinë”, tha Majko.
Mediu: PS do të rrënojë biznesin
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu dhe kandidati per deputet Agron Duka vizituan biznesin fason në Shijak, ku garantuan mbështetje për sipërmarrësit, si e vetmja mënyrë për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Prandaj Qeveria ka marrë disa vendime të rëndësishme, sidomos heqjen e taksave dhe TVSH-së për makineritë dhe pajisjet. Ideja e Partisë Socialiste për të rritur taksat do të thotë që të rëndohet biznesi ku ju punoni”, tha Mediu.
Mediu takoi edhe kongresmenin amerikan Aderhold, i cili dha mbështetje për reformat e domosdoshme për heqjen e vizave me SHBA.
FRD çel fushatën në Elbasan
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi çeli fushatën elektorale në Elbasan, nga ku u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
“Mundja më e rrezikshme e demokracisë shqiptare është indiferenca, është abstenimi dhe duke mos shkuar në votime i jepet mundësia atyre që janë mësuar t’i fusin duart te kutitë, që ta përdorin votën tuaj”, tha Topi.
Idrizi: Premtimet për punësime, jo realiste
Në një takim elektoral në njësinë 11 në kryeqytet, kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i quajti jo realiste premtimet e partive për punësimin dhe për këtë iu referua shembullit të Francës.
“Kishim një fushatë elektorale në Francë, një vend me mbi 70 milionë banorë. E pra, të dy konkurrentët për president i premtonin popullit francez që në katër vitet e ardhshme do të punësonin 100 mijë njerëz”, tha Idrizi.
Gjinushi: Votoni aleancën e majtë
Nga njësia bashkiake numër 5 në kryeqytet, Skënder Gjinushi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Social Demokrate, si një garanci e sigurt për fitoren e së majtës më 23 qershor.
“Asnjë votë për aleancën nuk shkon dëm. Dëm shkojnë vetëm votat për partitë e dyshimta.Vagoni ynë nuk ndryshon lokomotivë, ai është i besueshëm dhe i pastër sepse nuk ka qenë pjesë e trenit qeveritar, por ka qenë pjesë e opozitës 8-vjecare”, tha Gjinushi.
PS, akuza Berishës në Gramsh
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ishte në Gramsh, ku akuzoi kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike se po ushtron dhunë mbi qytetarët për t’i detyruar që të votojnë të djathtën.
“Nuk merret vota me dhunë. Thuaj çfarë ke bërë, çfare ke gënjyer, çfarë ke bërë mire dhe kërkoi votën siç duhet”, tha Gjiknuri.
Haxhinasto, takim në Tiranë
Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me banorë të njësisë bashkiake numër katër në Tiranë. Duke folur para tyre, Haxhinasto kërkoi votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim si garantuese e integrimit evropian të Shqipërisë.
PSD, fushatë në Tiranë
Gjatë një turi elektoral për zgjdhjet e 23 qershorit në njësinë bashkiake numër 2 në kryeqytet, kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo u kërkoi qytetarëve të votojnë PSD-në, si një nga segmentet politikë më besnikë të alternativës së majtë.
“Votoni PDS-në, si një nga segmentet me demokratikë të opozitës shqiptare. Eshtë moment historik të cilin, të gjithë shqiptarët duhet ta vlerësojnë, sepse nesër do të jetë vonë, nesër nuk do të kemi mundësi të riparojmë gabimet që bëjmë sot”, tha Milo.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: