Skip to content

7 mënyra për të ruajtur lulet sa më gjatë dhe më të freskëta

June 1, 2013

Një tufë me lule të freskëta, janë një miks aromash dhe ngjyrash natyrale në shtëpinë tuaj. Por si ti ruani sa më gjatë të freskëta? Ja 7 mënyra, nga më të njohurat tek më pak të njohurat për t’u kujdesur për lulet e freskëta në shtëpi.

Hapi i parë për të ruajtur lulet e freskëta ka të bëjë me gërshërët. Kur ju dhurojnë lule, kujtohu t’i presësh menjëherë, por shumë pak, tek kërcelli. Në këtë mënyrë lulja do të vazhdojë të marri ujin e nevojshëm.

Gjethet dhe lulet nën nivelin e ujit duhet të hiqen gjithmonë. Për të mbajtur të pastë kërcellin dhe për të shmangni kalbjen e gjetheve dhe luleve. Gjithashtu kujtohuni të shkurtoni nga pak kërcellin dhe të ndryshoni ujin në mënyrë të rregullt çdo dy ditë.

A e dini që të shkrish një aspirinë në ujin e luleve ato do të zgjasin më gjatë? Por edhe një lugë e vogël me uthull në vazo i ndihmon lulet të vyshken.

Shmang vendosjen e vazos së luleve të ekspozuar në diell, në rryma ajri apo pranë ndonjë burimi nxehtësie. Për t’i ruajtur sa më gjatë lulet zgjidh një cep me dritë, të ajrosur dhe të freskët.

Ujë? Po, por kujdes mos e ekzagjeroni , niveli i duhur nuk duhet të kalojë gjysmën e kërcellit.

Një lugë sheqeri të kuq, ky është sekreti për të ruajtur të bukura lulet për një kohë të gjatë. Më pas hidh në vazo një monedhë bakri, i ndihmon lulet të zgjatin më shumë në kohë.

Gjatë ditës vendosi lulet në një vend të ajrosur, ndërsa natën, nëse klima nuk është shumë e ftohtë mund ti vendosësh në pragun e dritares, kështu do të keni lule më të freskëta që do të rrojnë më gjatë.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: